Masakra e Cerrikut flasin tre deshmitare
TIRANE - Deshmite e dy femrave te cilat i kane dhene ndihmen e pare nje gardisti te plagosur ne ngjarjen e masakres se Cerrikut ne maj te vitit 1997 u degjuan dje ne procesin ndaj te akuzuarve per kete ngjarje tek Krimet e Renda. Belinda dhe Fiqirete Tata kunata banore te Cerrikut rrefyen para gjykates si kishin ndihmuar nje prej gardisteve te plagosur. Isha vetem me vajzen e vogel 7 muajshe dhe me djalin i vogel edhe ai. U ngjita tek shtepia e vjehrres pasi banon nje kat me lart ne pallat. Nga ballkoni pame nje te plagosur ne fushe. E kuptuam se ishte i plagosur pasi ecte dhe rrezohej. Iku kunati ta merrte. Zbrita edhe une poshte. Nderkohe qe une zbrita te plagosurin e kishin afruar tek rruge. Morem nje bidon uje dhe i dhame te pinte. Therritem per ndihme. Pastaj u mblodhen shume vete aty dhe ne grate u terhoqem tha deshmitarja Belinda Tata. Ajo tha se kishte pare edhe disa ushtare te tjere te vraponin ne fushe nje prej te cileve i plagosur ne krah. Sipas deshmitares kur i kishin thene per ndihme ai u ishte pergjigjur Moter nuk mund te vi aty se sdua tju fus ne bela. I njejti episod u rrefye me pas edhe nga deshmitarja Fiqirete Tata. Ndihmuam nje te plagosur. Na erdhi keq dhe i dhame per te pire uje u shpreh ajo para gjykates. Po dje gjykata degjoi deshmitarin Ardian Ademi. Diten e ngjarjes isha duke shkuar ne spital per tu vizituar. Afer qendres pashe nje turme qe po vraponte. Thoshin Po vijne blindat Nuk di se cfare blindash ishin u shpreh deshmitari. Sipas Ademit ai ishte futur ne nje banese aty prane. Me pas kam degjuar krisma tha deshmitari por gje me sy nuk kam pare. Seanca e djeshme ishte e 93-ta ne radhen e seancave te gjykimit ndaj dosjes me 9 te pandehur te akuzuar per masakren. ar.ba