E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja e PS Edvini e kthen ne mocal

07-12-2010 / Gazeta 55

Kryesocialisti e shnderron PS-ne ne nje opozite seminaresh ne te cilen mungojne objektivat politike dhe detyrimet per nje bashkepunim ne kapercimin e emergjences. Dje u kuptua se Edvini sua di as emrat atyre qe aderojne ne mocalin politik qe quhet Grup Parlamentar i PS

Ngrehina e selise roze eshte katandisur ne nje basen te permbytur per te cilin skujdeset askush me duke ditur se askujt si intereson permbytja e shtojces partiake.
Inkuadrimi ne kryesine e PS-se forumet dhe strukturat vendimmarrese te 99-shave dhe individeve te tjere pa kontribute dhe te ardhur aty ne rruge te dyshimta dhe aspak vleresuese tregon edhe nivelin degradues te saj ku vlera neperkembet nga antivlera hajdutese.
Kesisoj Edi Rama i ka leshuar ujin permbytes Partise Socialiste duke shpallur gjendjen e emergjences per shkak te krizes se lidershipit dhe cektesise se dukshme administrative dhe drejtuese. Shtypja e mendimit ndryshe dhe ndrydhja e paprecedente e alternatives se zhvillimit ka kolapsuar ne nje ngerc struktural dhe bllokade te vendimmarrjes se domosdoshme brenda PS-se.
Prej nje kohe te gjate forca me e madhe politike ne opozite po perjeton nje nga krizat me kronike qe prej transformimit te saj nga PPSH ne PSSH 20 vjet me pare. Edhe pse eshte munduar dhe perkujdesur per cdo detaj ne menyre qe te fshehe sa te munde krizen e brendshme ne PS Edi Rama sia ka dale te kontrolloje krizen e brendshme e cila tashme eshte bere me aktuale se kurre.
Ne nje mbledhje te sforcuar te grupit parlamentar socialist Edvini foli gjate e gjere per permbytjet ne veri-perendim duke rezymuar te dhena jo te verteta dhe shifra marramendese te demeve te cilat vetem nje mendje driteshkurter mund ti besoje. Me alternativen e mocalit nga fillimi i fjalimit e deri ne fund kryesocialisti intrigoi te pranishmit kur tha se per rikuperimin e demit te shkaktuar nga permbytjet duhen 260 milion euro.
Sigurisht qe cmenduria e Edi Rames seshte nje rasti i pare percaktimor pasi edhe endja pas fleteve te votimit dhe kutive te mbyllura te cilat do hapen vetem per tu pastruar nisur nga pergatitjet e zgjedhjeve te 8 majit eshte kryekeput fryti dhe brumi i te gjithe rokades se PS-se dhe opozites me idene se do ia dalin te grabisin pushtetin dhe ta sigurojne ate me sjellje dhe levizje antidemokratike.
Ne kete sens smbetet gje tjeter vecse Edi Rama te kapitulloje perfundimisht dhe te shpalle ankandin per shitjen e aksioneve te PS-se sic ka bere deri me tani duke ia besuar 99-shave dhe firmetareve te lejeve te ndertimit. Dhe kjo per dy arsye prej nje kohe ekstremisht te gjate PS eshte lene jashte frymes parlamentare dhe rrjedhes kontribuues per proceset e integrimit dhe kesisoj bilanci i saj eshte zero. Se dyti linja politike duke derdhur lot krokodili dhe ferkuar duart me fatkeqesite natyrore eshte thagma me e erret qe Edi Rama dhe ndjekesit e tij 99-shave mund ti faturojne shqiptareve.
Kesisoj PS smeriton me as respekt dhe as konsiderate ne kushtet kur vete kryetari i saj i ka bere dalje duke e kthyer ne nje ngrehine te permbytur dhe ne mocal zvarranikesh.

Workshopi i deputeteve te PS-se
Mbledhja e grupit parlamentar te Partise Socialiste per here te pare qe nga ardhja e Rames ne krye te saj u zhvillua me dyer te hapura per mediat duke shenuar nje nga rastet e rralla ne kete 5 vjecar. Por edhe pse mbledhja qe u zhvillua ne Tirane u fokusua te permbytjet ne Shkoder ku lideri i PS-se dha nje leksion gjeo-politik perpara deputeteve te tij duke i dhene kesaj mbledhjeje karakterin e nje Workshopi mbi fenomenin e permbytjeve.
Lideri socialist i llogariti demet ne zonat e permbytura ne rreth 260 milion euro dyfishin e llogaritjeve te bera ne shtypin e perditshem dhe konkretisht ne te perditshmen Shekulli.
Disa nga deputetet socialiste te pranishem ne salle deklaruan pas mbledhjes se mbledhja do te ishte mire te zhvillohej ne Shkoder ne shenje solidariteti me banoret por ata gjithashtu shtuan se Rama nuk qendron dot me shume se dhjete minuta ne Shkoder. Lidhur me kalkulimin e demeve ata theksuan se Rama jo vetem llogariti gabimisht dy here zhdemtimin e produktit bujqesor qe ne baze te disa manualeve baze te BE-se perllogaritet me 5 mije euro por gjithashtu ai lexoi te njejtin material qe kishte lexuar edhe Ervin Bushati rreth nje jave me pare.
Shifra e dhene nga Rama vetem per demet e permbytjeve ne Shkoder eshte 10 milione euro me shume se shifra qe jep agjencia e lajmeve Reuters per demet ne Shqiperi Bosnje Mali i Zi dhe Kroaci qe arrijne ne 250 milione euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›