E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vite nga 8 Dhjetori Dita e Rinise

TIRANE- Me 8 dhjetor 1990 nje grup studentesh e pedagogesh te Universiteteve te Tiranes banore te qytetit Studenti u bene iniciatore e protagoniste te ktheses se madhe historike protestave paqesore qe sollen renien e komunizmit dhe lindjen e demokracise.

Akti i tyre publik sa qytetar aq edhe politik i dha fund ne menyre paqesore epokes te gjate te veteizolimit dhe te sundimit ideologjik duke i hapur keshtu rrugen e ekonomise se tregut dhe shoqerise se hapur.
Studentet protestues te dhjetorit 90 kishin aspirata dhe ideale te larta kombetare te cilat mbeten shkolla me e mire e demokracise.
Me shprehjen E duam Shqiperine si gjithe Europa ata kerkuan ngritjen e sistemit te vlerave perendimore dhe te shtetit te se drejtes integrimin ne Europe dhe garantimin e pluralizmit politik si baze kryesore per nje shoqeri te lire e demokratike.
Me levizjen dhe idete e saj u bashkuan pedagoge akademike qytetare te Tiranes dhe te qyteteve te tjera kryesore duke e shnderruar Levizjen Studentore ne nje revolucion kombetar demokratik. Vlerat e kesaj dite behen gjithnje e me shume vlera kombetare sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy pale nje fituese dhe nje te humbur. Koha tregoi se te fituar ishin te gjithe shteti shoqeria dhe individet partite.
Te gjithe brezat qe vijne duhet te kujtojne rezistencen e brezit te viteve 90-te ndaj nje te keqeje qe kerkonte mundim eshte shprehur nje vit me pare ne kete dite nje nga figurat e demokracise Pjeter Arbnori.
Dita e Rinise Shqiptare 8 Dhjetori eshte shpallur nga Kuvendi i Shqiperise si Dita Kombetare e Rinise ne kujtim te Levizjes Studentore te vitit 1990.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›