Zhduket 10-vjecari, dyshime per trafikim
Nje 10-vjecar me ngjyre eshte shpallur ne kerkim, pasi rezulton i zhdukur prej disa ditesh. Leonard Hysenaj u denoncua “i humbur” nga prinderit e tij, tri dite me pare. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces bejne te ditur se dyshimet e uniformave blu jane perqendruar ne pisten e rrembimit te tij per trafikim drejt shtetit grek. Femija po kerkohet ne Korce dhe ne zona te tjera te juglindjes. Sipas policise se Korces, pas njoftimit per zhdukjen e 10-vjecarit jane bere kerkime ne nje hapesire te gjere, nderkohe qe fotografia e femijes me ngjyre u eshte shperndare te gjitha pikave kufitare qe te cojne drejt Greqise. Kjo eshte bere nga ana e policise per te ndaluar kalimin e tij nga persona te inkriminuar. Sipas burimeve nga policia e Korces, Leonard Hysenaj, me origjine nga Tirana, u denoncua nga prinderit me daten 12 te ketij muaji. Gjate gjithe kesaj kohe, nga ana e uniformave blu te kryeqytetit jane bere kerkime, por ende nuk ka asnje rezultat. Femija mesohet se eshte zhdukur ne rrethana misterioze, ndersa nuk ka asnje gjurme te tij. Per kete ngjarje jane vene ne levizje edhe komisariate te tjera te vendit, qe po punojne per te zbardhur rrethanat ne te cilat eshte larguar femija me ngjyre. Nisur edhe nga fakti se ka pasur raste te ngjashme kur femijet me ngjyre jane cuar per shitje, apo qellime fitimi ne shtetin fqinj, jane bere publike dhe fotografite e femijes se humbur. Policia e ka shpallur ate ne kerkim ne gjithe territorin e vendit, ndersa per momentin sinjalizimet e personave te ndryshem qe kane thene se kane pare femijen, nuk kane sjelle asnje te dhene te sakte.