E Diel, 1 Nëntor 2026

Leket e librave, “dhurate” per Krishtlindje

Parate pothuaj te harruara te librave shkollore do te fillojne te shperndahen para dates 24 dhjetor. Kjo date ne fakt eshte vetem nje rastesi, dhe nuk ka te beje aspak me nje “dhurate” te mirefillte per festen e Krishtlindjeve. Logjika e ndjekur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka te beje me faktin se para kesaj date mbyllet shkolla per kete vit kalendarik. Ndaj, eshte pare e arsyeshme qe vonesat ne subvencionim te mos kalojne vitin. Keshtu, prinderit, qe mezi presin te marrin nje pjese te lekeve te librave, do te mund t’i marrin ato nepermjet llogarise se tyre bankare qe kane lene neper Drejtorite Arsimore. Ata qe nuk kane nje llogari te tille, duhet te paraqiten prane filialeve te Postes Shqiptare neper rrethe.
Fondi eshte levruar dhe vonesat kane qene thjesht teknike. Keshtu shprehen specialiste nga dikasteri i Arsimit dhe Shkences, si pergjigje ndaj interesimit te mjaft prinderve qe kane kerkuar te marrin parate e librave, aq te premtuara nga MASH. “Na vjen keq per vonesat qe jane shkaktuar nga ana teknike, por te pakten parate do te merren pa u mbyllur viti 2007”, thone burime zyrtare te Ministrise se Arsimit. Kjo e fundit ende nuk ka fiksuar nje date, duke u kujdesur qe gjithcka te funksionoje si duhet dhe prinderit te mos hasin ne pengesa. Gjithsesi, MASH jep garanci per kufirin e fillimit te shperndarjes. Sipas burimeve zyrtare, shperndarja mund te vazhdoje edhe gjate vitit 2008, por rendesi ka qe procesi i nisjes se subvencionimit te parave te teksteve shkollore te zhbllokohet.
Ministria e Arsimit ka menduar qe kesaj here t’ua kurseje radhet e gjata prinderve te nxenesve per te marre parate e librave. Sipas specialisteve, terheqja e lekeve do te behet ose nepermjet llogarive bankare, ose nepermjet filialeve te Postes Shqiptare neper rrethe. MASH eshte njohur me numrat e llogarive bankare te prinderve, kur eshte bere bilanci i librave te blere dhe i faturave te mbledhura. Ndersa ata qe nuk kane pasur mundesi te hapin nje llogari, duhet te paraqiten ne poste me dokument identifikimi. Para pak kohesh, Ministria e Arsimit hodhi idene per subvencionimin e teksteve shkollore per te cilat nuk ekzistojne fatura. Sipas specialisteve, me ane te ketij veprimi pritet te “zhdemtohen” prinderit e nxenesve te shkollave 9-vjecare dhe te mesme, te cilet qendruan ne radhe te gjata per disa dite. Gjithashtu, shume te tjere zgjodhen te mos prisnin derisa te merrnin faturat, ndersa te tjere preferuan t’i merrnin librat ne pika shitjeje te tjera, dhe jo vetem atje ku ishte lidhur kontrata mes drejtorive te shkollave perkatese dhe librarive.
Subvencionimi
Sa leke do te marrin prinderit
Me te “perkedhelurit” e udhezimit per subvencionimin kane qene te gjithe nxenesit e arsimit baze dhe te mesem, qe kane statusin ligjor te jetimit, paraplegjike dhe tetraplegjike. Sipas udhezimit, ata do te subvencionohen ne masen absolute 100 per qind nga shteti, nese i kane blere tekstet shkollore. Ndersa per femijet e familjeve qe nuk marrin ndihme ekonomike, subvencioni ne arsimin baze 9-vjecar eshte ne masen 70 per qind te kostos te teksteve, ndersa ne arsimin e mesem 50 per qind te kostos te teksteve. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, cmimi i librave shkollore kete vit eshte ulur me 17 per qind te cmimeve te references. Nderkaq, MASH ka premtuar se te gjitha shtepite botuese qe kane shkelur kontratat do te ndeshkohen. Ende nuk jane percaktuar masat konkrete qe do te merren, per shkak te punes intensive per subvencionimin e librave dhe prej verifikimeve te shkeljeve, por pritet qe te ndermerren sanksione per te gjitha faturat e munguara dhe shkeljet e tjera, sic kane qene vonesat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›