Kapelo 4,5 vjet ne krye te Anglise
Eshte zyrtare, Fabio Kapelo ka marre drejtimin e skuadres angleze. Lajmi eshte bere i ditur nga vete Federata e Futbollit Anglez. Italiani ka nenshkruar nja kontrate 4,5-vjecare dhe do te perfitoje 9 milione euro ne vit. Ne gare per marrjen e ketij vendi kane qene mjaft teknike te njohur, nder ta Murinjo dhe patrioti i Kapelos, Lipi. Ky i fundit u terhoq nga gara per shkak te problemeve te tij me anglishten.
Federata Angleze e Futbollit, pasi ka bere nje veshtrim te ecurive te te gjithe kandidateve, vendosen qe Kapelo, ishte i duhuri per te arritur kualifikimin. Ata moren shembullin e skuadres se Realit te Madridit, i cili kishte disa vjet qe nuk e merrte titullin kampion.