Zhduket avioni luftarak amerikan, F-16
e Mërkurë, 30 Janar, 2013 | 10:22 am
Piloti i një avioni luftarak amerikan të rrëzuar mbi Adriatik është zhdukur. Peshkatarët italianë që po lundronin në ujërat afër zonës ku u rrëzua avioni, kishin gjetur disa pjesë të tij, por asnjë gjurmë të pilotit deri tani. Avioni luftarak amerikan “F16” ka humbur kontaktet mbi ujërat e detit Adriatik mbrëmjen e ditës së hënë. Avioni ishte me mision trajnimi mbi detin Adriatik, në bordin e të cilit gjendej vetëm piloti, ishte ngritur nga baza amerikane në Aviano. Rreth orës 20:00, pasi kishte raportuar për një problem, por të paspecifikuar, piloti humbi kontaktet me kullën e kontrollit në Ravena. Pentagoni e konfirmoi rënien e avionit “F16” në ujërat e detit Adriatik.