Nis java sensibilizimit per demet nga Alkooli dhe Droga
Nga sot, ne te gjithe vendin fillon java e sensibilizimit per demet nga Alkooli dhe Droga, per te cilen drejtorite e shendetit publik ne rrethe do te pergatisin nje sere aktivitetesh. Keto aktivitete do te zhvillohen me synim ndergjegjesimin e opinionit publik per ndikimin negativ qe ka perdorimi i alkoolit dhe i drogave ne shendet. Sipas programit te percaktuar, nje grup i mire njerezish, te cilet do te marrin pjese ne aktivitetet e ndryshme, do te apelojne mesazhe kunder droges dhe alkoolit. Bazuar ne nje studim te fundit te kryer nga Instituti i Shendetit Publik, rezulton se rreth 40 per qind e meshkujve nga mosha 20-49 vjec konsumojne alkool cdo dite, ose pothuaj cdo dite, ndersa te grate dhe vajzat, kjo shifer eshte shume me e ulet, rreth 5 per qind. Aktualisht, rreth 2,1 per qind e popullsise ne rrethet kryesore te vendit bejne pjese ne kategorine e alkoolisteve te rende. Ndersa perdoruesit e drogave, sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise, rezultojne ne rreth 30 mije. Me te prekurit rezultojne se jane te rinjte dhe kryesisht adoleshentet, te cilet preferojne droga te renda, sic eshte kokaina. Rezultatet paraprake te nje sondazhi te kryer nga specialiste italiane, tregojne se te rinjte shqiptare po bien pre e droges. Nga 290 te anketuar, 20 per qind e tyre, nga mosha 17 deri ne 18 vjec, kane pranuar se konsumojne droga te ndryshme. Po te njejtat studime tregojne se vendi yne ka te njejtat shifra me vendet e tjera evropiane, por ndryshimi eshte se Shqiperia ka nje numer te vogel te popullsise ne krahasim me vendet e tjera.