Kontrollet, akulloret me mikrobe
Nje pjese e mire e akulloreve apo embelsirave, qe prodhohen ne punishtet e kryeqytetit kane permbajtje mikrobike. Kjo eshte konstatuar nga vete inspektorati sanitar gjate kontrolleve te ushtruara kohet e fundit. Sipas te dhenave, rezulton se ato subjekte, te cilet ndodhen kryesisht ne ane te rrugeve, por edhe pa kushte bashkekohore dhe pajisjet e duhura, jane ato te cilet kane probleme per sa i perket higjienes.
Inspektimet
Ardhja e veres, por edhe shtimi i rasteve te pacienteve gjate diteve te fundit ne urgjencat e spitaleve, ka detyruar inspektoret sanitare te kryejne nje sere kontrollesh ne punishtet e prodhimit te akulloreve dhe embelsirave. Te dhenat paraprake kane treguar se nje pjese e mire e tyre nuk kane zbatuar rregullat e percaktuara nga inspektorati sanitar, ndaj u eshte kerkuar plotesimi i tyre per nje kohe te shkurter. "Me rritjen e temperaturave, rritet edhe konsumi i akulloreve apo embelsirave, te cilat ruhen ne kushte frigoriferike. Per kete arsye, nga ana jone jane kryer nje sere inspektimesh ne punishtet e embelsirave dhe dyqanet ku tregtohet akullore", eshte shprehur drejtori DSHP-se se kryeqytetit, Gjergji Ndoja. Sipas tij, gjate muajit maj, por edhe ne fillim te qershorit, jane kontrolluar 123 subjekte private, por vetem nje pjese e tyre kane rezultuar se produktet qe tregtojne kane permbajtje mikrobike. Sipas specialisteve, nese qytetaret konsumojne keto lloj produktesh, pasojat shendetesore do te jene te menjehershme duke filluar nga helmimi, diarre e te vjella.
Gjobat
Sipas specialisteve, deri me tani ato pasticeri apo punishte, ku prodhohen embelsira dhe akullore, te cilat kane rezultuar pozitive ndaj permbajtjeve mikrobike, nuk jane gjobitur. Ndeshkimet gjate muajit maj dhe fillimit te qershorit kane qene vetem paralajmerime me sekuestrim te mallit ose mbyllje te biznesit. Me shtimin e prodhimit te akulloreve, per shkak te stines se nxehte, 22 inspektoret sanitare do te shoqerohen nga policia bashkiake. Ata do te mbyllin te gjitha pikat qe shesin prodhime te ndotura, qe sipas specialisteve shkaktojne te njerezit te vjella, diarre dhe keputje trupore. "Aktualisht jemi duke u marre me identifikimin e punishteve ku prodhohen akullore dhe embelsira, njekohesisht edhe me cilesine qe ato ofrojne. Por me rritjen e ndjeshme te temperaturave, atehere kontrollet do te jene edhe me te rrepta, ku per shkelesit e ligjit dhe te rregullave do te merren masa ekstreme, deri ne mbyllje te aktivitetit", eshte shprehur Ndoja. Sipas tij, me ane te nje urdhri te leshuar nga Drejtoria e Shendetit Publik, nuk do te lejohet asnje subjekt qe te tregtoje produkte pa lejen higjieno-sanitare dhe pa libreze individuale shendetesore. "Inspektimet jane fokusuar kryesisht ne tregjet e medha te Tiranes, pasi aty ka mjaft tregtare qe ushtrojne aktivitetin e tyre pa norma higjieno-sanitare", ka pohuar Ndoja. Nga inspektimet e fundit te DSHP-se, eshte konstatuar se ne lokalet e zones se pazarit, te Stacioni i Trenit, pazari i "Mulleteve", tregu prane Uzines Dinamo etj., ka mjaft subjekte qe shesin produktet jashte kushteve te pershtatshme.
Nxenesit e shkollave
Nxenesit e shkollave rrezikojne shendetin e tyre kur konsumojne produkte te pakontrolluara te subjekteve ambulante dhe kur ushqimet ofrohen ne mungese te standardeve te duhura higjienike per konsum. Sipas DSHP-se, duhet te nderpritet aktiviteti i shitesve ambulante te palicencuar, prane institucioneve arsimore.
Masat per te vegjlit
Meqenese subjektet qe tregtojne prane shkollave nuk po ndeshkohen nga organet kompetente dhe duke pare rrezikun qe mund te shkaktojne ushqimet, DSHP-ja, permes promocionit, rekomandon nxenesit dhe mesuesit qe te mos konsumojne produktet nga shitesit ambulante, sidomos tani ne stinen e veres. Nga ana tjeter, ky institucion ka kerkuar nga policia tatimore vendosjen e gjobave ndaj shitesve te tille.