E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket në brigjet e Brazilit një aeroplan pasagjerësh i firmës Air France

Një aeroplan pasagjerësh i firmës ajrore Air France me më shumë se 200 njerëz në bord u zhduk në bregdetin e Brazilit.

Një zëdhënës i forcës ajrore braziliane tha se një mision kërkim-shpëtimi filloi në orët e para të mëngjesit rreth 300 kilometra larg bregdetit verilindor të Brazilit pasi aeroplani humbi kontaktet e rregullta radiofonike me kullën e vrojtimit.

Autoritetet thanë se aeroplani Airbus A-330 me 216 pasengjerë dhe 12 anëtarë të ekujpazhit po udhëtonte nga Rio de Xhaneiro drejt Parisit.

Njoftimet e para rreth zhdukjes së aeroplanit erdhën nga Parisi rreth një orë pasi fluturimi 447 duhet të ishte ulur në aeroportin Çarlls de Goll të kryeqytetit francez.     (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›