Feste jo vetem per myslimanet 20 vjet nga rihapja e xhamive
Skenderbeu dhe myslimanet i kishin kthyer shpinen njeri-tjetrit dje ne mengjes. Prej 20 vjetesh dite te tilla si e Kurban Bajramit i kane vene myslimanet mu perballe Gjergjit por kesaj radhe sheshi Skenderbej eshte shnderruar ne nje grope te madhe. Per kete arsye mijera besimtare jane detyruar te zhvendosen ne bulevard me fytyre nga universiteti.
Por nuk ishte vetem vendit i namazit ne Tirane ndryshimi qe ky Kurban Bajram kishte nga te tjeret. Pikerisht dje myslimanet e Shqiperise kremtonin 20-vjetorin e namazit te tyre te pare zyrtar pas renies se sistemit komunist.
Festimi i kesaj date te shenuar per myslimanet u takonte me shume se te gjitheve shkodraneve. Ne kete qytet 20 vite me pare u hap xhamia e pare pas 23 vjetesh te ndalimit te ushtrimit te besimit fetar. Ne ate dite nentori te vitit 1990 rreth 50 mije qytetare te Shkodres myslimane e te krishtere se bashku hapen xhamite dhe kishat e qytetit duke shenuar fundin e nje epoke absurde. Falja e pare e postkomunizmit u mbajt ne Xhamine e Plumbit nga Haxhi Hafiz Sabri Koci ndersa ne varrezat e Rremajit u mbajt mesha e pare nga Dom Simon Jubani.
Ne perkujtim te kesaj dite Kurban Bajrami i djeshem ne Shkoder nuk ishte vetem feste e myslimaneve. Ne teatrin Migjeni te Shkodres u organizua nje ceremoni ku njeheresh u perkujtua 20-vjetori i hapjes se Xhamise se Plumbit dhe u festua dita e Kurban Bajramit. I pranishem ne ceremoni ishte edhe ministri i Kultures Ferdinand Xhaferri kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muca perfaqesues te larte te komuniteteve fetare ne Shkoder dhe drejtues te pushtetit vendor. Bashkia e Shkodres i akordoi dje titullin Qytetar nderi pas vdekjes simbolit te besimit fetar islam ne Shqiperi Hafiz Sabri Kocit. Gjithashtu u dha titulli Mirenjohje e qytetit per disa aktiviste fetare qe 20 vite me pare sakrifikuan per hapjen e xhamive dhe kishave ne Shkoder.
Njezetvjetorin e rikthimit te lirise fetare ne Shqiperi ua uroi dje myslimaneve se bashku me urimet per Kurban Bajramin edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili se bashku me Zonjen e Pare kreu nje vizite ne seline e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Natyrisht eshte nje dite e gezuar nje dite e vecante sidomos per besimtaret myslimane te cileve u uroj Gezuar Kurban Bajramin Eumlshte edhe pervjetori i nje evenimenti te rendesishem ndash sot ekzaktesisht mbushen 20 vjet nga rikthimi i besimit islam ne institucione pas atij shkaterrimi prej 23 vjetesh qe iu be nga regjimi diktatorial tha Presidenti i cili vleresoi lart rolin e komuniteteve fetare qe promovojne dialogun harmonine dhe tolerancen.