Gjykata arrest shtepie gardistit Fatos Skeja
Gjykata e Tiranes vendosi dje arrest shtepie per gardistin Fatos Skeja i arrestuar ne fundjave nen akuzen per vrasje te mbetur ne tentative. Sipas prokurorise Skeja dyshohet te kete hapur zjarr me arme mbi nje kamerier ne nje lokal ne periferi te Tiranes. Gardisti Skeja dyshohet se ka debatuar me te riun e punesuar atje per pastrimin e tavlles qe ndodhej mbi tavoline. Sipas prokurorise debati ka vazhduar seri kur Skeja dyshohet ta kete qelluar tri here me pistolete kamerierin.
Ne seancen per masen e sigurise prokuroria kerkoi arrest me burg pa afat ndersa gjykata vendosi vetem arrest shtepie per Skejen.
Viktima e ngjarjes Shpati Ruci po kurohet ne sektorin e kirurgjise ne Spitalin Ushtarak dhe bluzat e bardha kane kryer nje nderhyrje kirurgjikale.
I demtuari i ka derguar nje leter prokurorise e cila u lexua edhe ne gjykate gjate caktimit te mases se sigurimit per te pandehurin ku shkruhej se nuk mbante mend as emrin e autorit dhe as portretin e tij. Ajo qe pritet eshte ekspertiza e armes se gjetur ne vendngjarje nderkohe qe prokuroret duket se kane prova te mjaftueshme dhe deshmitare per te mbeshtetur versionin e tyre per vrasje me paramendim te mbetur ne tentative.