E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Barnave u heq licencen 20 farmacive

Abuzimi me barnat ka detyruar Qendren Kombetare te Barnave te intensifikoje kontrollet ne bizneset farmaceutike. Drejtori i QKKB-se Besnik Jakaj ne konferencen per shtyp ne lidhje me keto kontrolle tha se nje nga problemet kryesore eshte tregtimi i barnave pa pullen e kontrollit i cili perben edhe rrezikshmeri te larte per shendetin e qytetareve dhe pacienteve. Menyra e futjes ne Shqiperi por edhe kushtet e ruajtjes dhe shperndarjes se tyre jane krejtesisht te pasigurta. Gjate ketyre 3 muajve jane 20 subjekte farmaceutike per te cilat eshte marre masa administrative per heqje licence. Jane 18 subjekte farmaceutike te cilave u eshte vene gjobe nga 50 deri ne 200 mije leke. Po keshtu edhe 18 subjekte te tjera farmaceutike kane rezultuar se nuk kane pasur te plotesuar dokumentacionin ligjor administrativ dhe teknik ku eshte kerkuar mbyllja e aktivitetit te tyre nga tatimet - sqaroi Jakaj. Problemi i tregtimit te barnave kontrabande dhe pa pullen e kontrollit pritet te zgjidhet ligjerisht nga qeveria nepermjet nje drafti. Ai parashikon masa me te forta administrative te cilat shkojne deri ne mbyllje te aktivitetit per 5 vjet per te gjithe ato subjekte te cilat tregtojne barna pa pulle. Deri me tani masa administrative ka qene heqja e licences per drejtuesin teknik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›