E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv. ministri i Arsimit Te profilizohen studentet

Reforma e financimit te arsimit te larte sjell impaktin e saj ne cilesine e studenteve ndersa arsimi i mesem dhe i larte duhet te profilizohet ne pershtatje me tregun e punes ne vendin tone.

Kjo ishte ideja qe u nenvizua nga zv. ministri i Arsimit Halit Shamata ne nje konference rajonale qe u zhvillua ne universitetin Fan Noli ne qytetin e Korces.
Krahas ngritjes se cilesise se punes ne sistemin arsimor u nenvizua edhe pergatitja e brezit te ri ne pershtatje me tregun e punes si dhe nevoja e aplikimit te programit per licencimin e mesuesve ne te ardhmen gje qe do te sjelle edhe nje diferencim ne nivelin e pergatitjes se tyre.
Gjate konferences u percollen ide dhe mendime ne lidhje me orientimin e studenteve jo drejt degeve tradicionale por drejt programeve te reja te studimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›