E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket sheshi Demokracia, vendi ku nisi liria pushtohet nga lokalet (FOTO)

qyteti-studenti7—-Nga Kliti Topalli—-

Tiranë- Në dhjetor të viti 1990 studentët e Tiranës ndërmorën një lëvizje falë së cilës u rrëzua regjimin 45 vjeçar i Enver Hoxhës, e cila sot njihet me emrin Lëvizja e Dhjetorit. Gjithçka nisi në Qytetin Studenti dhe vendi ku u mblodhën studentët mori emrin sheshi Demokracia.

Por si është situata sot në këtë shesh, vend nga i cili lindi demokracia? Ajo që mund të thuhet që në fillim është se qyteti Studenti nuk është më një qytet i studentëve. Nuk është qyteti i konvikteve dhe bibliotekave. Eshtë thjeshtë një lagje e Tiranës dhe si e tilla, drejtuesit e kësaj lagjeje jane kujdesur që ajo ti ngjajë mrekullisht cdo lagjeje të kryeqytetit. Qe do të thotë të mos ketë rregull, qetësi, të ketë trafik makinash të ketë lokale, bare diskoteka e klube nate. Pra, cdo gjë që nuk ka lidhje me studentët.

Ashtu si shumë zona të gjelbra të Tiranës dhe trotuare, edhe ky shesh është pushtuar nga baret që ndodhen në Qytetin Studenti. Si i tillë, tashmë ky vend nuk njihet më për vendet ku mund të studiohet, por për kafet luksoze. Siç shihet edhe nga pamjet pronarët e bareve e kanë shfrytëzuar sheshin për të bërë sa më shumë fitime, pasi gjysma e tij është zaptuar nga karriget dhe tavolinat. Në krye të këtij sheshi ndodhen 4-5 lokale dhe të gjithë së bashku e kanë kthyer këtë shesh në pronën e tyre. Përveç se trotuari ka vite që është i bllokuar, këtë vit është bllokuar edhe ky shesh.

Qytetin Studenti e kanë pushtuar lokalet

Qytetin Studenti e kanë pushtuar lokalet ◄ Back Next ► Picture 1 of 8

Tavolinat e kalojnë gjysmën e tij, ndërsa ka shumë mundësi që nëse nuk merret asnjë masë nga pushteti vendor, ky shesh të kthehet në pronë e pornarëve të lokaleve. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, vetëm pak metra pas bustit të Azem Hajdarti, dikur ka qenë një shesh me gjelbërim dhe pemë, ndërsa brenda një viti gjithçka u zhduk dhe aty u ndërtua një tjetër lokal.

Qyteti Studenti është shfrytëzuar prej vitesh nga banorët e lagjeve përreth dhe nga edukatoret e kopshteve për të pushuar. Gjatë pasditeve prindërit nxjerrin aty fëmijët e tyre për të luajtur dhe pushuar. Por tani hapësira ku ata luajnë është përgjysmuar, pasi qyteti i studentëve po përdoret për përfitime ekonomike dhe jo nxitje e arsimimit.

Janë vetë studentët ata që shprehen të shqetësuar për këtë fenomen, duke thënë se një veprimi tillë është i padrejtë, ndërsa kërkojnë marrjen e masave.

Sigurisht që na shqetëson një diçka e tillë. Deri vjet në mos gaboj tavolinat lokalet i nxirrnin deri tek trotuari, ndërsa nga vera e 2012-ës dhe deri më tani është bllokuar më shumë se gjysma e sheshit. Është shqetësuese sepse zakonisht këtë zonë e kemi shfrytëzuar për të pushuar apo lexuar diçka në ambient, ndërsa tani na duhet të paguajmë për të pushuar në të njëtin vend,- shprehet Erion Hoxha, një student që jeton në godinat e Qytetit Studenti.

Unë dal çdo ditë me nipat e mi, sidomos tani që hapi koha, pasi unë marr ajër të pastër dhe shlodhem, ndërsa ata luajnë. Tani ne të shkretët jemi pleq dhe skemi ku ta ngrejmë zërin, por shumë shqetësuese na duket vendosja e tavolinave në shesh. Deri tani kishin bllokuat trotuarin që edhe kjo nuk duhet të ndodhë, por tek ne ndodhin gjëra të tillë, megjithatë nuk duhet të lejohet që të zaptojnë edhe sheshin. Ky është një vend shumë i mirë për të pushuar, por të gjithë territorin po e marrin lokalet. Për medimin tim faji është i qeverisë që nuk merr asnjë masë. Unë mendoj që këta lokale duhet të prishen të gjithë, por le kjo që spo ndodh, por sivjet u ndërtua edhe një tjetër duke shkatërrura gjithçka në këtë vend,- shprehet një i moshuar që banon në shtëpitë përreth godinave.

Ne tentuam të komunikonim edhe me drejtuesit e Qytetit Studenti, por ishte e pamundur, ndërsa punojësit e thjeshtë na thanë se kjo nuk është në kompetencën e tyre por në atë të pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›