Zhdukja e Bleona Mates rinisin kerkimet

Policia e Shtetit si dhe drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda rinisin kërkimet në Bjeshkët e Zapodit, për vogëlushen Bleona Mata, e zhdukur në mënyrë të mistershme 14 muaj më parë. Sipas drejtorit të Policisë së Qarkut të Kukësit Sadri Ramcaj, një helikopter i Ministrisë së Brendshme do të patrullojë gjithë zonën, i përqëndruar në pjesën e Pakishtit, një fshat ky i komunës Zapod në kufi me Kosovën e që nuk është patrulluar me kujdes më parë për shkak të rrezikut ndaj minave.
Në këtë operacion kërkimi pritet të përfshihet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, forcat xheniere të së cilës do të mbështeten nga patrullimi i imtësishëm me helikopterë i çdo pjese të kufirit.
Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe familjarët e Bleonës. Gjyshi i saj Zenel Mata, i kontaktuar nga “Albanian Screen”, ka deklaruar se policia e shtetit i ka kërkuar atij të jetë i pranishëm në kërkimet që do bëhen në bjeshkët e Zapodit për të eleminuar kështu çdo lloj dyshimi i cili duket se ka dalë në dritë pikërisht tani kur kanë kaluar më shumë se 14 muaj nga zhdukja në mënyrë misterioze e vogëlushes.
Edhe pse kërkimet kanë rifilluar në ajër dhe tokë nuk jepet asnjë informacion nëse ka pasur ndonjë sinjalizim për një shenjë të mundshme të vajzës.
Bleona Mata u zhduk në 22 Majin e vitit 2010 në bjeshkën e Zapodit teksa ishte e shoqëruar me hallën dhe kushërirat e saj. Që nga ajo kohë kërkime janë bërë në të gjithë krahinën përfshi edhe zonën e Dragashit që është shumë pranë Zapodit por pa bërë të mundur rënien në gjurmët e saj.
Flutura Tota