Zhdukja e Bleonës, merret në pyetje çifti i divorcuar
21/02/2011 Akuzat e ndërsjella në gjykatë mes Zamir e Bukurije Matës, përfundojnë në Prokurori
TIRANE- Akuzat e ndërsjella të bëra në gjykatë mes Zamir dhe Bukurije Matës, se secili prej tyre kishte lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre 7-vjeçare Bleona Mataj kanë detyruar ekspertët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të pyesin dy prindërit lidhur me këtë çështje. Seanca e pyetjes së tyre është kryer pas divorcit që çifti kreu në gjykatën e Kukësit, ku pas disa orë dhënie deklarime prokurorët kanë vendosur që të lenë të lirë Zamir e Bukurije Matën, duke mos ngritur asnjë akuzë në ngarkim të tyre. Anëtarët e grupit të hetimit kanë konstatuar se akuzat e bëra ndaj njëri-tjetrit nuk qëndrojnë, duke i cilësuar ato si emocionale dhe aspak reale, që do të sillnin gjetjen e provave për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Ky konkluzion i prokurorëve ka ardhur pas verifikimit të dëshmisë së dy prindërve të Bleona Matës me faktet dhe provat e administruara në dosjen hetimore. Sipas tyre, akuzat e Zamir e Bukurije Matës nuk qëndrojnë, për shkak se ato nuk përputhen me provat e administruara. Pavarësisht kësaj dëshmitë e tyre janë bërë pjesë e dëshmive të tjera të administruara në dosje dhe se gjatë ditëve në vazhdim grupi i hetimit i përbërë nga prokurorë të Krimeve të Rënda dhe efektiva të Policisë së Shtetit do të kryejnë një analizë hetimore lidhur me zhdukjen e vogëlushes Bleona Mataj. Që prej datës 22 maj 2010, ditë kjo e zhdukjes misterioze të vogëlushes Bleona Mata, në Kukës janë përqendruar katër oficerë të policisë, të cilët për rreth dy muaj janë duke hetuar pistat që prokuroria ngreh mbi rrëmbimin e 7-vjeçares. Çdo ditë oficerët janë në terren, ku konfirmojnë një sërë informacionesh si dhe në të njëjtën kohë marrin në pyetje individë të caktuar që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen e rëndë. Mësohet se ata venë në zbatim relacionet me detyrat përkatëse të nxjerra nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku për çdo dyshim dhe informacion të marrë në rrugë operative, lajmërojnë kreun e hetimit të kësaj çështje. Fill pas njohjes me detajet apo dyshimet që bien mbi ndonjë person të afërm të familjes Mata apo banor të fshatit Zapod, niset në drejtim të Kukësit prokurori i Krimeve të Rënda, që verifikon me imtësi dyshimet. Kjo skemë ka vazhduar përgjatë këtyre muajve dhe pritet të vazhdoje dhe në ditët në vazhdim, deri në zbardhjen e plotë të zhdukjes misterioze të 7-vjeçares Bleona Mata. Aktualisht hetimi i katër oficerëve të policisë është përqendruar në përcaktimin e rolit në këtë çështje, të secilit prej të afërmve të familjes Mata. Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta, se vogëlushja mund të jetë rrëmbyer nga persona të afërm të kësaj familje, të cilët kanë lidhje farefisnie, krushqie apo shoqërore me të.