KQZ 66 vendime për plotësimin e vendeve vakante
21/02/2011 Skadon sot afati për dorëzimin e listave të KZAZ-ve nga opozita
Skadon sot afati i fundit i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten e kaluar, për dorëzimin pranë këtij institucioni të listave të propozimeve të 66 anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) nga dy partitë opozitare parlamentare, Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në mbledhjen e sotme, që do zhvillohet rreth orës 11:00, KQZ-ja pritet të përcaktojë dhe rrugën që do ndjekë për plotësimin e vendeve vakante në 66 KZAZ, dhe ti hapë rrugë organizimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale, që do zhvillohen në 8 majin e ardhshëm. Në njoftimin e KQZ-së për mediat thuhet se në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të shqyrtojë “66 projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në KZAZ, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011”. Në mbledhjen e së enjtes, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, iu drejtua sërish forcave politike opozitare që të dorëzojnë listat e emrave të propozimeve të tyre në lidhje me listat e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, brenda ditës së hënë, “në të kundërt KQZ-ja do të bëjë ndërhyrjen e saj të paralajmëruar prej më se një jave për plotësimin e vendeve vakante në 66 KZAZ-të”, deklaroi Ristani. Nga ana tjetër, kreu i KQZ-së pak ditë më parë tha se po shqyrtohet mundësia për angazhimin e mësuesve, avokatëve dhe studentëve, si anëtarë të mundshëm të KZAZ-ve, në rast se partitë opozitare nuk do dorëzojnë listat e tyre pranë institucionit që ai drejton.
Pengesat
Vonesat e shkaktuara nga PS-ja dhe PBDNJ-ja, në lidhje me dorëzimin e listave të tyre, kanë sjellë jo vetëm shqetësimin e anëtarëve të KQZ-së, por dhe shqetësimin e OSBE-së, e cila me anë të ambasadorit të saj në Tiranë, Eugen Uollfarth, u ka kërkuar forcave politike që të dorëzojnë urgjentisht listat e tyre, në mënyrë që të mos pengojnë mbarëvajtjen e organizimit që po bën KQZ-ja për zhvillimin e garës së ardhshme elektorale. Konstituimi i KZAZ-ve pritet të bëhet në mbledhjen e sotme, në rast se opozita nuk i është përgjigjur thirrjes së kreut të institucionit më të lartë zgjedhor në vend, Arben Ristanit, për të dorëzuar lista deri të hënën, pra sot. Konstituimi do të bëhet pasi KQZ-ja të miratojë në mbledhjen e sotme 66 projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në këto komisione të nivelit të dytë për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Detyrimi
Neni 29, pika 8 e Kodit Zgjedhor përcakton: “Në rastet kur vendi i anëtarit apo sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant dhe partitë që kanë të drejtë të paraqesin propozime nuk dërgojnë propozimet në KQZ, atëherë kjo e drejtë u kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në zgjedhjet pararendëse”. Në rastin konkret PS dhe PBDNJ janë të vetmet parti të opozitës parlamentare. Në këtë mënyrë, kjo dispozitë i jep të drejtë KQZ-së në këtë rast që ditën e zgjedhjeve të plotësojë vendet vakante, duke emëruar kryesisht anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, në mënyrë që të krijohet kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje dhe për të mbajtur vulën dhe dokumentacionin tjetër të KZAZ-ve.
Standardet
Në kushtet kur nuk ka asnjë propozim nga partitë politike, që kanë detyrimin ligjor për të paraqitur propozime për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, edhe pse u është kërkuar disa herë me shkresë që të zbatojnë detyrimet ligjore, KQZ-ja, pavarësisht se ndodhet në një situatë ekstraligjore, për analogji me situatën e parashikuar në pikën 8 të nenit 29, paragrafi i fundit i tij, duhet të emërojë kryesisht anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për të ngritur KZAZ-në dhe të bëhet i mundur administrimi i procesit zgjedhor.