E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, relaks para ndeshjes me Azerbajxhanin

Ekipi yne kombetar do te testohet, ne nje ndeshje miqesore te planifikuar nga FIFA, me Azerbajxhanin. Shqiperia ndodhet prej dy diteve ne vendin, ku ndahet Evropa me Azine. Kuqezinjte kane zhvilluar dje ne mbremje seancen e fundit dhe kryesoren para ndeshjes se sotme. Ne seancen e mbremshme, e cila eshte zhvilluar ne stadiumin kryesor te kryeqytetit te Azerbajxhanit, Baku, ku sot ne ora 17.00 (ora lokale e Shqiperise) do te zhvillohet ndeshja miqesore, ishin te gjithe lojtaret qe kishte planifikuar trajneri para ketij takimi. Nen drejtimin e Ari Han, mesohet nga pjesetare te stafit te kombetares nga Azerbajxhani, se stervitja ka kaluar normalisht, pa asnje lojtare te lenduar. Lojtaret jane lene dje paradite te lire nga trajneri holandez dhe kane shfrytezuar rastin, per te bere shetitje ne kryeqytetin e Azerbajxhanit. Sot Shqiperia do te luaje miqesoren e saj te trete, ne pergatitje te eliminatoreve te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010". Ne dy miqesoret e kaluara, te cilat i zhvilluam para kater ndeshjeve zyrtare, Shqiperia humbi 1-0 me Polonine dhe fitoi te dyten, 2-0 ne "Qemal Stafa", ndaj Lihtenshejnit.

2 lojtare jane bashkuar disi me vone me ekipin kombetar, Hidi dhe Duro. Portieri i ekipit qipriot, Isli Hidi dhe mesfushori Klodian Duro jane vene ne dispozicion te trajnerit Ari han. Sot pritet te luaje edhe Sajmir Ujkani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›