E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia ve ne siklet donatoret e Tiranes

Tirana, ekipi qe kryeson Kategorine Superiore, ndodhet ne vend te pare, por ndryshe nga fillimi i kampionatit, ne drejtimin e klubit jane rikthyer mosmarreveshjet mes donatoreve. Nje jave me pas pritet te sqarohen edhe me mire pozitat e secilit prej investitoreve ne presidencen e Tiranes. Sigurisht, analiza me e mire pritet te behet ne fund te faze se pare. Por pas ndeshjes se dites se shtune, ndaj Vllaznise, eshte paralajmeruar nje analize per ecurine e ekipit. Kjo pohohet per gazeten, nga krye donatori, Refik Halili, sipas te cilit pas ndeshjes me Vllaznine, ne javen e ardhshme do te kete nje analize per ecurine e Tiranes. Kete te shtune Tirana do te luaje me Vllaznine, ne nje ndeshje qe shihet si percaktuese per te, qe te ruaje ose jo vendin e pare ne klasifikim. Aktualisht duhet pranuar se situata eshte e tille, pra me mosmarreveshje. Ne fakt, qe kur drejtimin e klubit e kane marre ne dore kater donatore, ka pasur shpesh probleme mes tyre. Problemi i fundit qe ngre Refik Halili, ka te beje me korrektesine ne pagesa. Njeri nga kater donatoret, Nuri, si asnjehere tjeter, kete vit nuk ka investuar asgje per ekipin bardheblu.

Situata

Refik Halili, ne nje prononcim pas fitores se veshtire qe siguruan bardheblute, ne fundjave, deklaroi se Tirana financohet aktualisht ne menyre te rregullt nga ai dhe donatorja tjeter, Shefikat Ngjela. Agron Papuli, nje nga kater donatoret e Tiranes nuk ka qene plotesisht korrekt ne shlyerjet e fundit. Sipas Refik Halilit, situata mbetet qe te sqarohen me donatorin Avni Nuri, i cili nuk investon qe nga fillimi i kampionatit. Donatori Nuri, i njohur prej shume viteve si investitor i klubit "Tirana", ka kundershtuar zgjedhjen e Refik Halilit ne krye te presidences, ne fillim te ketij kampionati. Ne mosmarreveshjet e kaluara, disi me neutrale ne problemet e shfaqura eshte treguar Shefikat Ngjela.

E ardhmja

Refik Halili, i caktuar ne krye te katershes se donatoreve para fillimit te sezonit, shprehet se kete vit Tirana nuk po financohet nga te gjithe njelloj. Sipas Halilit, pervec tij investon rregullisht edhe Shefikat Ngjela. Deri diku, me disa pa korrektesi, ka qene pjese e investimeve edhe donatori, Agron Papuli. "Futbollistet e Tiranes nuk do te kene probleme me rrogat dhe me kontrata e ketij sezoni"- ka siguruar Refik Halili. Ai siguron se ne arken e klubit ndodhet nje fond rezerve qe sherben ne situata te tilla. "Bardheblute nuk do te kene probleme me kontratat e tyre, pasi ne dispozicion te klubit eshte nje fond i paprekshem", shprehet presidenti Halili.

Kryesuese, me 22 pike, do te prese Vllaznine qe e ndjek pas, me 21 pike. Krye ndeshja qe do te luhet te dielen ne Tirane do te percaktoje ekipin kryesues. Ne ndeshjen e pare, ne Shkoder, Vllaznia dhe Tirana jane ndare ne barazim.

23 here kampionet e Shqiperise synojne kete vit titullin e 24-et dhe shihen si favorite, por ne prag te perballjes me nje ekip rival duhet te vene ne prove ambiciet e tyre, ne jane vertet ne pozitat e ekipit pa rivale, apo jo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›