Sbesohet raporti ministrisë, Rama fillon inpektimin e ri
19/10/2009 Kontrolli, vetëm për dosjet hetimore të 34 prokurorëve të “zënë” me shkelje
ELTON QYNO
TIRANE- Drejtoria e Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, pak kohë më parë ka filluar një fazë inspektimi në organin e akuzës kryeqytetase. Qëllimi i kësaj nisme nuk është kontrrolli i plotë i të gjitha çëshjeve hetimore të këtij organi, por vetëm verifikimi i dosjeve ku inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë gjetur shkelje. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore të cilat thanë se për 34 prokurorët e propozuar për shkarkim dhe masa të ndryshme administrative nga dikasteri i Drejtësië, është duke u verifikuar në detaj çdo veprim dhe mosveprim ligjor i kryer gjatë punës hetimore që ata kanë kryer. Ky kontroll të le të kuptosh se kryeprokuroria Ina Rama, nuk i ka besuar raportit të inspektimit të kryer nga Ministria e Drejtësisë, por ka preferuar që shkeljet e konstatuara prej tyre, ti shohë vetë një e për një. Kështu për të hedhur dritë mbi vërtetësinë e atij raporti, numri një i akuzës shqiptare ka urdhëruar dy prokurorë të Drejtorisë së Inspektimeve, që të “zbresin” në prokurorinë e Tiranës dhe të rishikojnë procedurat hetimore të ndjekura nga emrat e 34 prokurorëve, që aktualisht qëndrojnë për për masa ndëshkimore mbi tavolinën e punës së Kryeprokurores Ina Rama. Inspektimi vjen menjëherë pas, reagimit që patën prokurorët e Tiranës, të cilët u shprehën se akti i kontrollit i kryer nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka natyrë realiste dhe spasqyron me objektivizëm punën hetimore të Prokurorisë së Tiranës. Këtë deklaratë njerëzit e akuzës kryeqytetase e mbështesin në faktin se akti i kontrollit vjen në një kohë kur realisht marrëdhëniet midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë janë të ngrira, ku për rrjedhojë drejtuesit shpesh herë kanë shkëmbyer deklarata kontradiktore me njëri-tjetrin. Një tjetër fakt që sipas tyre zbeh qëllimin e këtij kontrolli inspektimi është se në listën e 34 emrave të propozuar për ndëshkim janë edhe dy emra, të cilët aktualisht drejtojnë poste kyçe në Prokurorinë e Përgjithshme. Mësohet se pas përfundimit të këtij kontrolli Ina Rama do të njihet edhe me pretendimet e prokurorëve që janë gjetur me shkelje dhe më pas do të vendosë lidhur me fatin e tyre.
34 prokurorë për ndëshkim
1. 12 prokurorë, masë disiplinore me shkarkim
2. 10 prokurorë, masë disiplinore me transferim
3. 12 prokurorë me masë disiplinore vërejtje
Shkeljet e kryera
1. Caktimi i masave të sigurisë
2. Ekzekutimin e vendimeve të paraburgimit
3. Përcaktimin e veprave penale
4. Pushimin e procedimeve penale
5. Shkelje në aspektin procedural
6. Lehtësimin e të pandehurve