Lumturimi i Nënë Terezës, Teuta Topi dhe Liri Berisha në Shkodër
19/10/2009 Vizituan shtëpinë e restauruar të Nënë Terezës në lagjen “Gjuhadol”
“Duhet ta vendosim në piedestalin që i takon duke korrigjuar historinë e shtrembëruar”
SHKODER- Dita e lumturimit të Nënë Terezës ka sjellë në Shkodër zonjën e parë të vendit tonë, Teuta Topi dhe bashkëshorten e Kryeministrit, Liri Berisha. Dy zonjat, Teuta Topi dhe Liri Berisha, vizituan shtëpinë e restauruar të Nënë Terezës në lagjen e vjetër “Gjuhadol”, ku dhe ka jetuar familja e saj në periudhën 1932-1933. Zonjat Topi dhe Berisha u shoqëruan në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga deputetë dhe intelektualë me emër të qytetit të Shkodrës. Në këtë shtëpi muze të krijuar me mbështetjen e zonjës Topi dhe me iniciativën e banorëve të lagjes, ishin vendosur foto të rinisë së Nënë Terezës. Zonja Teuta Topi bëri një falënderim të veçantë për ambasadën austriake dhe drejtorinë e Monumenteve të Kulturës së qytetit të Shkodrës që me mjaft kujdes restauruan këtë ndërtesë ku ka jetuar për një pjesë kohe familja e figurës së madhe të kombit shqiptar nënë Terezës. “Sot është një ditë që i kushtohet Nënës më të madhe në botë, nënës, e cila i kushtoi jetën e saj gjithë botës së varfër, nënës, e cila jetoi më keq se të gjithë të tjerët”, theksoi zonja e parë e vendit, Teuta Topi. Ndërsa zonja Liri Berisha e vlerësoi figurën e Nënë Terezës simbol i fisnikërisë, dashurisë dhe bamirësisë njerëzore. Njëkohësisht zonja Berisha theksoi se Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” do të mbështesë ngritjen e një muzeu në Tiranë, në nderim të kësaj figure të ndritur. “Dua t’ju përgëzoj për ngritjen e kësaj qendre, për restaurimin e kësaj shtëpie. Është një qendër që Shkodra ka ruajtur me kohë dhe tashmë i ka dhënë formën e duhur. Figura e Nënë Terezës është një figurë simbol i dashurisë, bamirësisë dhe fisnikërisë njerëzore. Do thosha që çdo vend kërkon të marrë pjesë nga historia dhe jeta e saj, për ta bërë të vetën. Ne shqiptarët duhet patjetër me përpjekje të përbashkëta të bëjmë të pamundurën për ridimensionimin e kësaj figure. Duhet ta vendosim në piedestalin që i takon duke korrigjuar atë pjesë të historisë, e cila faktikisht ka qenë e shtrembëruar”. V. Abdyli
Mbështetje për muzeun
“Ta korrigjojmë atë pjesë të shëmtuar të historisë për të ridimensionuar veten tonë, jo Nënë Terezën. Ne i bëjmë nder vetes, sepse Nënë Tereza është një nga figurat më të shquara, më të dashura dhe më të respektuara në të gjithë botën”, theksoi zonja Liri Berisha para të pranishmëve. Njëkohësisht zonja Berisha bëri të ditur se Fondacioni kulturor Nënë Tereza do jetë një mbështetje për qeverinë dhe organizatat apo organizmat që duan të ngrënë muzeumin Nënë Tereza me rastin e 100 vjetorit në Tiranë”. Ne jemi një mbështetje dhe mendoj se do jetë një mbështetje nga i gjithë populli ngritja e këtij muzeumi, i cili na nderon dhe na bën të ndjehemi krenar”, theksoi znj. Liri Berisha.