Zhdukja e Remzi Hoxhës, merret dëshmia e dëshmitarit kyç

Loshaj, pas 12 vitesh që kurse ka ndodhur ngjarja ka rrëfyer për drejtësinë në Kosovë për llogari të procesit gjyqësor që po zhvillohet prej kohësh në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka bërë të ditur lajmin, nuk ka saktësuar konkretisht se çfarë ka dëshmuar Loshaj në dëshminë e tij, por mësohet se ai është marrë në pyetje në fund muajin e shkuar.
Dëshmia e tij vlerësohet si me rëndësi për drejtësinë pasi ka qenë dëshmitar kryesor më shumë se një dekadë më parë. Avdyl Loshaj jetonte në Holandë dhe pak muaj më parë u zbulua vendndodhja e tij, paçka se autoritetet vendase nuk mundën t’i marrin dëshminë pas kërkesës së autoriteteve shqiptare.
Tre ish-punonjës të SHISH në 1995, po gjykohen për këtë ngjarje. Ata janë Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, të cilët po gjykohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. /S.Ll/Start/
2011-01-05 14:58
[