E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize nje i vrare dy te plagosur. Qellohet gabimisht 46-vjecari

Perleshje e armatosur mes dy grupeve rivale ne Bulqize. Nje person mbeti i vdekur dhe dy te tjere u plagosen.  Viktima mesohet se ka qene nje kalimtar i rastesishem. Ngjarja ndodhi kete paradite, kur dy grupe te amatosura ne automjetet e tyre hapen zjarr ne mes te  qytetit shume prane bashkise.

Plumbat rane gabimisht mbi 46 vjecarin, Fehmi Kurtçami, i cili ishte duke ecur ne kembe prane vendit ku ndodhi perplasja mes bandave. Edhe dy personat e tjere qe mbeten te plagosur ishin kalimtare te rastit. Policia ben te ditur se ka identifikuar personat e perfshire ne kete konflikt dhe ka bllokuar me postblloqe hyrjet ne Bulqize, ndersa drejt vendgjarjes shkuan edhe forcat RENEA.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›