Rama inspekton punimet për riasfaltimin e Rrugës së Kavajës
TIRANË- Riasfaltimi i rrugës së Kavajës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin. Kështu deklaroi kryebashkiaku Rama gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, nga Qendra deri tek 21 Dhjetori”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, garantoi se, “brenda shumë pak ditësh, kjo rrugë kryesore e kryeqytetit do të rishtrohet tërësisht, duke u vënë në dispozicion të mjeteve, e rindërtuar dhe njëkohësisht duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin”, sic tha ai.
Duke i falenderuar qytetarët për durimin e këtyre pak ditëve, kryebashkiaku Rama theksoi se me një menaxhim më të mirë të trafikut dhe me një vetëdije më të lartë qytetare në drejtimin e mjeteve, qarkullimi në këtë qytet nuk ka pse të jetë problem.
“Megjithëse sot është i zënë njëri aks dhe punon vetëm aksi tjetër, praktikisht qarkullimi është krejt i lirshëm, gjë që tregon qartë se problemi ynë kryesor me qarkullimin është në radhë të parë një problem menaxhimi dhe vetëdije; menaxhimi nga ana e strukturave shtetërore të Policisë të shtetit dhe vetëdije nga ana e qytetarëve, të cilët duhet ta përdorin makinën si qytetarë europianë, në mënyrën se si shpesh herë e përdorin” theksoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)