E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhësflet i biri: Nesër në Londërsfida tjetër për Kumbaron

TIRANE-Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-maqedonas të zhdukur para disa vitesh në Shqipëri u shpreh sot se nesër (2 Shtator)është dita vendimtare nëse i pandehuri për cështjen e të atit, Ilir Kumbaro do të lirohet me kusht apo do të qëndrojë në paraburgim.

Në një intervistë për TVNews24, Ardian Hoxha bëri të ditur se është në dijeni të procesit gjyqësor dje në Londër ku u vendos shtyrja me 48 orë e afatti të paraburgimit të ish-SHIK-asit, Ilir Kumbaro.

“E dimë që Kumbaro është në paraburgim. Dje gjykata në Londër vendosi të qëndrojë në paraburgim. Në seancë u kërkua që Kumbaro të lirohet me kusht. Kërkesa u bë nga i biri i Ilir Kumbaros, i cili ofroi 10 mijë strelina garanci për të liruar babain e tij me kusht. Por kërkesa nga nga drejtësia e shtetit shqiptar ka qënë që të mos lejohet kjo. Për këtë arsye është pezulluar edhe për 48 orë paraburgimi. Kështu që nesër do të ndodhë një minigjykim nëse do të qëndrojë në paraburgim apo do lirohet me kush Ilir Kumbaro”.

Djali i Remzi Hoxhës që prej disa vitesh po bën kërkesa të njëpasnjëshme drejt shtetit shqiptar për zbardhjen e fatit të babait të tij pohoi sot se shpreson që së shpejti të realizohet dhe ekstradimi I Ilir Kumbaros në drejtim të Shqipërisë.
“Më tej gjykata do vendosë për hapat e ekstradimit pasi tani është ky fletarresti i ri për Kumbaron ku janë 6 pikat që rëndojnë mbi të. Pra do të vazhdojnë procesi i gjykimit dhe pas asaj pritet të esktradohet në Shqipëri ku vazhdon pjesa tjeter e gjykimit po në Shqipëri”.

Dje gjykata e ekstradimeve në Londër ka pezulluar vendimin për lirimin me kusht të ish-shikasit, i cili katër ditë më parë u prangos për llogari të drejtësisë shqiptare.
Sipas vendimit te djeshem nga kjo gjykate, Ilir Kumbaro, ish-shikasi i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, do të qëndrojë në qelitë e burgjeve britanike edhe të paktën për 48 orë të tjera.

Pas 13 vitesh në kërkim, Ilir Kumbaro, u arrestua në vitin 2008 në Londër. Gjykata e ekstradimeve i dha "OK" drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij por çështja u apelua. E ndërsa pritej të jepej vendimi, gjykata e Lartë në Shqipëri e shpalli të pavlefshme masën e sigurisë marrë ndaj Kumbaros që prej vitit 2003, duke i falur lirinë pas gati një viti qëndrimi në qeli. Por, atëherë kur Kumbaro fitoi betejën e parë më drejtësinë, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" e cila u la më pas në fuqi dhe nga Apeli. Mbi bazën e këtij urdhër-arresti ndërkombëtar, ish-shikasi u arrestua për të dytën herë në Britani. Në ditët në vazhdim do të mësohet për fatin e ish-shikasit, nëse do të lërë qelinë me liri me kusht, apo do të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku e presin akuzat e rënda, të cilat nëse vërtetohen Kumbaro dhe dy të pandehurit e tjerë Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, rrezikojnë dënime të rënda.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Gjykata britanike pezullon lirimin me kusht të Kumbaros

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›