Tadic- Hague: Gati përkompromis, pors'njohim Kosovën
BEOGRAD- Serbia është gati për një kompromis mbi rezolutën e prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por nuk është gati të njohë pavarësinë e Kosovës. Ka deklaruar presidenti serb Boris Tadic duke folur dje në Beograd me ministrin e Jashtëm Britanik William Hague. “Përjashtohet një kompromis” që parashikon njohjen e pavarësisë së Kosovës” ka thënë Tadiç, duke nënvizuar, gjithsesi se objektivi strategjik i Serbisë është hyrja në BE. Presidenti serb i ka thënë ministrit Hague se Serbia pret një ndihmë të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje mbi cështje e Kosovës dhe vetëm për ta zgjidhur Beogradi është gati të dialogojë me Prishtinën.
Ministri i Jashtëm Britanik ka thënë se mënyra më e lehtë për të arritur një kompromis me BE-në është që Beogradi të tërheqë projekt rezolutën. Do të doja që njerëzit të dinë se Britania e Madhe mbështet zgjerimin e BE-së dhe përpjekjet e Serbisë për tu bërë një anëtare e unionit”- ka thënë Hague në një intervistë për Tv B92.-
Një javë nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së e parashikaur për 9 shtator, Hague është ministri i dytë i Jashtëm i një vendi anëtar në BE që viziton Beogradin këto ditë: Të enjten e kaluar ministri i Jashtëm Gjerman Gudio Weterwelle premtoi mbështetje të Gjermanisë ndaj integrimit europian të Serbisë, në këmbim të një politike më fleksibël të Beogradit.
(ANSA/BalkanWeb)