Zhgenjen Partizani bindin Lushnja me Apolonine
Debutuesit edhe pse me nje histori te vone ne futbollin tone kane bere zap gjate gjithe 90 minutave Partizanin e madh qe duket se vetem emri i ka mbetur. Demat jane mposhtur dy here ne fushe dhe jashte saj pasi brohoritjet e sportdashesve miq kane pushtuar kryeqytetin. Duket se barazimi ne Berat ka qene thjesht nje iluzion pasi skuadra e djeshme nuk kishte asnje lidhje me ate te nje jave me pare. Miqte kane fituar minimalisht fale golit te Mziut qe u realizua ne te 71-en duke marre keshtu 3 pike te arta qe i mbajne ne pozita kryesuese. Nderkohe qe Partizani rrezikon serish renien. Nuk mund te gabonte Pogradeci ne fushen e vet teksa ka mposhtur paster 2-0 Terbunin e Pukes. Liqenoret rikonfirmohen ne krye me 22 pike duke treguar qarte se eshte pretendete serioze per tu ngjitur ne Kategorine Superiore. Edhe Kamza nuk gabon teksa fiton pa probleme me Burrelin ne shtepi me shifrat 2-0. Lushnja shpartallon Gramozin ne shtepi duke i shenuar plot 5 gola qe nuk e lene as te marre fryme ekipin kolonjar. Verdhejeshilet bejne kthese duke u rikthyer tek fitorja pas humbjes aq shume te diskutuar ne Vlore. Sakaq Apolonia ka dale duarplot me 3 pike nga fusha e Velipojes teksa ka fituar me veshtiresi ndaj Ades vendase me shifrat 2-3. Luftetari zhgenjen serish. Kete here perballe Beselidhjes ne stadiumin Gjirokastra ku nuk ka shkuar me shume se barazimi 0-0. Gjirokastritet jane duke thyer rekord barazimesh ne shtepi teksa gjate ketij sezoni kane arritur kater X-sa te paster brenda ne shtepi. Ndersa ne Bilisht te dy ekipit jane ndare ne barazimin 2-2 ku ka pasur permbysje. Te paret qe kalojne ne avantazh jane vendesit por miqte kane barazuar. Ne pjesen e dyte shenojne vlonjatet por bilishtaret barazojne serish. kategoria superiore
Java e 10-te
20 nentor 2010
Lushnja - Gramozi 5-0
Galica 3 Varfi 53 Bizhyti 70 ela 75 Metushi 85
Ada - Apolonia 2-3
Nika 47 Bakic 62/Meto 36 83 Kalemaj 75
Luftetari - Beselidhja 0-0
Pogradeci - Terbuni 2-0
Jahaj 16p ajku 68
Bilisht Sporti - Vlora 2-2
Zylyftari 4 Kote 84/Beqiri 13 Rustemi 47
Partizani - Mamurrasi 0-1
Mziu 71
Gramshi - Tomori 0-0
Kamza - Burreli 2-0
Kryemadhi 39p E.Tafaj 70
RENDITJA N F B H G- G- P
1 Pogradeci 10 7 1 2 15 7 22
2 Apolonia 10 6 3 1 21 10 21
3 Kamza 10 6 3 1 15 6 21
4 Lushnja 10 6 1 3 20 6 19
5 Mamurrasi 10 6 1 3 10 7 19
6 Tomori 10 4 3 3 11 9 15
7 Gramozi 10 5 0 5 8 14 15
8 Beselidhja 10 3 5 2 11 8 14
9 Terbuni 10 3 3 4 9 12 12
10 Partizani 10 3 2 5 5 9 11
11 B.Sporti 10 3 2 5 14 21 11
12 Vlora 10 2 4 4 6 8 10
13 Burreli 10 1 4 5 7 11 10
14 Luftetari 19 2 4 4 3 9 10
15 Ada 10 2 0 8 11 19 6
16 Gramshi 10 0 4 6 4 16 4
Java e 11-te
27 nentor 2010
Vlora - Pogradeci
Beselidhja - Bilisht Sporti
Terbuni - Luftetari
Apolonia - Lushnja
Gramozi - Kamza
Tomori - Ada
Burreli - Partizani
Mamurrasi - Gramshi