Tirana zhyt Elbasanin Skenderbeu ben poker
Bardheblute kane arritur te dalin pa problem nga momenti i veshtire ne te cilin ndodheshin. Nderkohe Elbasani vazhdon te zhytet edhe me shume ne krize ndersa ka marre humbjen e radhes ne kryeqytet. Tirana fitoi me rezultatin 3-1 ndaj rivaleve verdheblu ne nje takim te cilin e dominoi. Pero Pejic ka nxjerre nga balta serish bardheblute ndersa ka shenuar dygoleshin e radhes. Kroati ka realizuar dy golat e pare ndersa eshte perkohesisht ne krye te golashenuesve me te mire me 8 gola ne 12 takime te luajtura. Debutim me te mire ne kampionat nuk mund te kishte edhe per te riun Mario Morina. Talenti realizoi golin e trete te takimit ne fund te kohes shtese. Bardheblute me fitoren e arritur shkojne ne kuoten e 18 pikeve. Ekipi kishte shume presion dhe nje deshtim i radhes mund ta fuste ate ne krize. Nderkohe qe tani i ka te gjitha mundesite te arrije objektivat pasi ka edhe dy faza per te luajtur. Nga ana tjeter verdheblute nuk po arrijne qe te dalin nga gjendja e veshtire. Edhe pse takimi
ishte ndaj nje ekipi te forte dhe ne transferte serish skuadra nuk mundi te bente asgje per te ndryshuar. Sfida eshte dominuar nga kryeqytetasit te cilet kane shperdoruar raste. Ne stadium ka qene nje numer i paket i tifozeve. Humbja e pesuar nje jave me pare duket se ka zhgenjyer sportdashesit e Tiranes nderkohe qe ne pozita me te keqija eshte edhe Elbasani qe vazhdon te qendroje ne fund te tabeles se klasifikimit.
Skenderbeu-Besa 4-0
Skenderbeu ka arritur nje fitore te thelle 4-0 ndaj Beses duke u konfirmuar si pretendent per te kapur kreun e renditjes. Ishte nje ndeshje ku korcaret nuk e nisen ne menyren me te mire por Besa mendoi per ta teksa mbrojtesi Jakupi shenoi nje autogol ne fundin e pjeses se pare. Gjithcka foli per bardhekuqte te cilet realizuan edhe tri here te tjera per me teper me dyshen e sulmit Berkic-Jolic. Me kete fitore te dyte radhazi ne shtepi Skenderbeu tashme i ben presion Flamurtarit pasi eshte barazuar provizorisht me pike. Pertej ketij fakti duke iu referuar ndeshjes se djeshme vlen per tu permendur se skuadra e Shkelqim Muces tregoi nje freski fizike. Nga ana tjeter kavajasit rezistuan mire ne pjesen e pare por prishen gjithcka vete dhe bene pak per te rrezikuar porten e Shehit. Korcaret e nisen lojen me skemen 4-3-3 teksa Muca kishte futur nga minuta e pare ne sulm Jolicin ne nje kohe qe Vishaj me Sozen e mbeshtesnin. Ne stol ishte lene serbi Berkic. Nga ana tjeter Haxhiu kishte menduar me shume per te forcuar mesfushen qe ne te shumten e minutave ishte me pese lojtare te deklaruar. Ne sulm braziliani Dos Santos mbeshtetej nga Ngjela. Kur pritej qe pjesa e pare te mbyllej ne barazim pa gola nje aksion me protagonist Fagun shnderrohet ne gol teksa Jakupi i Beses shenon ne porten e vet. Miqte forcojne mbrojtjen por kapitullojne shpejt pasi eshte Mlladen Berkic ai qe ndeshkon Besen. Nje goditje me koke e serbit perfundon ne rrjete dhe gjithcka behet me e lehte per Skenderbeun. Goli i trete mban firmen e Jolicit nderkohe qe ne fund realizoi serish Berkic duke vulosur fitoren kunder Beses.
Blanko Ne Vlore per te marre kreun e renditjes
Trajneri i Dinamos Luis Manuel Blanko ne mbarim te stervitjes se fundit para ndeshjes me Flamurtarin ka folur qetesisht per mediat. Ishte nje jave normale ndersa kemi punuar shume moralisht me futbollistet. Dhe une jam i bindur qe skuadra eshte e pergatitur psikologjikisht per ta kaluar me sukses kete sfide. Qe do te thote se e kemi lene prapa humbjen ne Korce dhe kemi menduar vetem per sfiden me kuqezinjte. Dhe menjehere e ka pasur nje pergjigje dhe per presidentin e Flamurtarit Shpetim Gjika i cili nje dite me pare kishte deklaruar se Dinamo do te mundej ne Vlore 0-3. Une gezohem qe ata kane kaq shume besim te vetja. Ai ne fakt si president duhet ti jape besim skuadres dhe mua me vjen mire qe e kane nje gje te tille. Ne te njejtin nivel jemi dhe ne sepse une kam besim te ekipi im. Ashtu sic kane dhe presidentet tane besim te ekipi e keto jane gjera normale. Ndaj dhe ne mendojme te shkojme te fitojme ben te ditur Blanko. Debutuesi MorinaGoli per Deden
Tirana ka gjetur nje talent te ri. Ai eshte mesfushori Mario Morina qe ne debutimin e tij me fanellen e 24 here kampioneve te vendit ka shenuar nje gol. Lojtari eshte 17 vjec dhe luan si mesfushor i avancuar. Me ekipin e te rinjve ai ka shenuar 12 gola ndersa ka luajtur gjashte ndeshje. Edhe pse e di qe te luash te 24 here kampionet e vendit eshte e veshtire shprehet se do te punoje shume qe te meritoje te luaje. Futbollisti tregon momentet e shenimit te golit dhe shton se ate ia dedikon teknikut te ekipit per mundesine e dhene. Jam si ne enderr. Kam vrapuar te trajneri Dede pas golit sepse ia dedikoj atij kete gol. E falenderoj pasi kishte besim e me dha mundesine qe une te futem ne loje. Te nje ekip te nje niveli si Tirana eshte shume e veshtire qe te luash. Por trajneri Dede si mua por edhe lojtareve te tjere te rinj na grumbulloi me ekipin dhe na dha mundesine te luajme. - tha Morina. DEKLARATAT E TRAJNERVE
Tirana-Elbasani 3-1
Nevil Dede
Trajneri Nevil Dede ka qene i kenaqur pas fitores se arritur ne shtepi ndaj Elbasanit. Kemi marre nje fitore te rendesishme per ekipin. Them qe punet e mira behen avash-avash. Lojtaret kane pasur presion ne kete takim. Edhe pse jemi perpjekur qe ta shmangim nje gje e tille eshte reflektuar ne fushe. Por me kete fitore te marre besoj qe gjerat do te permiresohen. - tha ai.
Krenar Alimehmeti
Trajneri i Elbasanit Krenar Alimehmeti u shpreh se humbja e pesuar i shton akoma problemet per verdheblute. Nje humbje qe ne na krijon me shume probleme. Kishim perballe nje ekip te forte. U perpoqem te merrnim nje rezultat pozitiv por nuk ai arritem. Jemi duke kaluar nje situate te veshtire. Shpresoj qe gjithcka te kthehet pasi kampionati eshte ende i gjate. - deklaroi trajneri i Elbasanit.
Skenderbeu-Besa 4-0
Muca
Ne kete ndeshje funksionoi mire cdo gje per ne. Faktikisht e patem pak te veshtire ne pjesen e pare por goli na cliroi. Besa ishte e vendosur mire ne fushe por gjithsesi ne kete here treguam superioritet. Mund te them se jam i kenaqur edhe nga loja ne fazen mbrojtese. Fagu Dragusha Bici dhe Markovic lane pak hapesira per kundershtarin. Shkembi doli nga loja per shkak te demtimit- ka thene trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca.
Haxhiu
Kreu i pankines se Beses Gerd Haxhiu pas ndeshjes u shpreh Sikur te mos mjaftonin problemet qe kishim beme edhe nje nderrim te detyruar me Dhembin ne fillim. Kjo na prishi gjithe lojen pasi beme disa zhvendosje dhe nderruam skemen. Pas golit te dyte qe pesuam mendoj se mbaroi gjithcka. U munduam me kete kontigjent qe kemi por nuk beme dot me teper. Gjithsesi une kam besim se do te ndryshojme. Ne janar do nderhyjme ne merkato.
Kategoria superiore
Java e 12-te
T PREMTEN
Bylis - Vllaznia 0-0
DJE
Tirana - Elbasani 3-1
Pejic 33 58 Morina 90-3/Dalipi 60
Skenderbeu - Besa 4-0
Jakupi 41a Berkic 51 83 Jolic 72
Sot
Laci - Teuta ora 1300
Flamurtari - Dinamo 1300
NESR
Kastrioti - Shkumbini 1300
RENDITJA N F B H G- G- P
1 Flamurtari 11 8 1 2 19 8 25
2 Skenderbeu 12 8 1 3 23 13 25
3 Dinamo 11 7 2 2 21 13 23
4 Tirana 12 5 3 4 17 13 18
5 Vllaznia 12 5 3 4 12 13 18
6 Teuta 11 4 3 4 13 11 15
7 Shkumbini 11 4 2 5 16 17 14
8 Laci 11 4 2 5 12 13 14
9 Kastrioti 11 2 5 4 11 16 11
10 Bylis 12 3 2 7 14 23 11
11 Besa 12 1 5 6 7 17 8
12 Elbasani 12 2 3 7 11 19 6
SHNIM Elbasani eshte me minus 3 pike ne renditje per shkak te denimit qe ka marre nga FIFA per mospagesen e lojtarit Darko Peric
Java e 13-te
27 nentor 2010
Besa - Dinamo
Teuta - Skenderbeu
Shkumbini - Laci
Vllaznia - Kastrioti
Elbasani - Bylis
Tirana - Flamurtari