E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen edhe i fundit, Karina i 14-ti

Gazeta Shqip

Një tjetër paraqitje zhgënjyese edhe për Endri Karinën, të fundit përfaqësues të peshëngritjes shqiptare në, Londër 2012. Përpara garës drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes shpresonin që sportisti të kapte të paktën peshën e deklaruar në dygarësh 360 kg në peshën 94 kg, por Karina e ka pasur të pamundur. Ai garoi në baterinë B ku u rendit i pesti 350 kg të ngritura në dygarësh. Në shkëputje peshëngritësi shqiptar ngriti 155 kg, ndërsa në shtytje 195 kg. Në dygarësh ai u rendit i 5-ti në baterinë B. Por kur në fushë hynë gjigantët e baterisë A, e shtynë Karinën të renditej i 14-të në klasifikimin e përgjithshëm.

Gara e Karinës

Karina ngriti 155 kg në shkëputje dhe 195 në shtytje, 350 kg në dygarësh, duke u renditur i pesti në baterinë B dhe i 14-ti në klasifikimin e përgjithshëm

Zhgënjen edhe i fundit, Karina i 14-ti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›