E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, qëllohen me armë zjarri vëllezërit, 1 vdes, 1 plagoset

Gazeta Shqip

Një i vrarë dhe një i plagosur në gjendje të rëndë. Ky është bilanci i një krimi me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit verior të Rrëshenit, ku dy vëllezër, Eduart dhe Petrit Ndoka janë qëlluar me armë zjarrin. Si pasojë ka humbur jetën menjëherë Petrit Ndoka, 30 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë vëllai i tij, Eduart Ndoka, 33 vjeç.

Ndërkohë, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes së 30- vjeçarit dhe plagosjes së vëllait të tij. I arrestuari është 49-vjeçari Agustin Mandrea, ndërkohë që policia po heton lidhur me shkaqet që çuan në krim si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

5 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rrëshen, qëllohen me armë zjarri vëllezërit, 1 vdes, 1 plagoset burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›