E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Dua La Ligën dhe Champions League

Gazeta Shqip

Kristiano Ronaldo flet për sezonin e ri të Realit të Madridit, nga SHBA-ja, ku klubi po zhvillon turneun amerikan. Për mua çdo sezon është një sfidë më vete. Dua të përmirësohem gjithmonë e më shumë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë që të përsëris sezonin e kaluar, por unë do të jap maksimumin. Besoj se jam gati. Po stërvitem për të qenë sa më në formë dhe të jap më të mirën time, ashtu siç kam bërë deri tani, për të ndihmuar Realin që të fitojë sa më shumë. Objektiv i këtij viti është të mbrojmë titullin kampion në La Liga dhe njëkohësisht të synojmë Champions League. Vjet iu afruam shumë trofeut, ndërsa këtë vit dua ti afrohem dhe gjithashtu ta ngre lart atë, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo: Dua La Ligën dhe Champions League burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›