Serena Uilliams fiton medaljen e artë
Amerikania Serena Uilliams ka fituar medaljen e artë olimpike, duke mposhtur në finale tenisten ruse, Maria Sharapova, me rezultat 6-0, 6-1. Tenistja ruse ishte viktima e sakrifikueshme për Serenën, sepse tetë vite më parë Sharapova kishte fituar në Centre Court trofeun e parë të karrierës së saj, pikërisht kundër amerikanes. Por dje dhe për gjatë gjithë turneut olimpik Ullimas është treguar e pathyeshme dhe ka fituar me rezultatin 6-0, 6-1. Me këtë rezultat, Uilliams ka tejkaluar rekordin e Suzan Lenglenit, e cila, në vitin 1920, në Belgjikë, ka mundur Doroti Holmanin me rezultat 6-3, 6-0. Më herët, bjellorusja Viktoria Azarenka ka fituar medaljen e bronztë, pasi ka mundur Maria Kirilenkon, gjithashtu teniste ruse.
Serena Uilliams fiton medaljen e artë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip