E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhigalov-Topit: Të arrihet një marrëveshje me qëllim funksionimin e plotë dhe normal të jetës politike Presidenti Topi gjatë takimit me të Dërguarin e Posaçëm të OSBE-së, Konstantin Zhigalov

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mjediset e Presidencës, të Dërguarin e Posaçëm të OSBE-së, Konstantin Zhigalov dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Në këtë takim, kreu i shtetit, e njohu Zhigalov me disa prej zhvillimeve më aktuale në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ato politike, ku ecuria e tryezës politike dhe rivendosja e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës ishte në fokus të bashkëbiseduesve, si dhe në përpjekjet që institucionet dhe strukturat e posaçme shqiptare po bëjnë për reformimin e sistemit të drejtësisë, sipas standardeve evropiane dhe demokratike me synim integrimin në familjen e madhe evropiane. “Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm i OSBE-së, Zhigalov, vlerësoi rolin e Presidentit Topi në mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës dhe vuri në dukje rëndësinë e rivendosjes së dialogut politik, hyrjes së opozitës në Kuvend duke nënvizuar shpresën se për Komisionin Hetimor Parlamentar do të arrihet një marrëveshje me qëllim funksionimin e plotë dhe normal të jetës politike dhe të institucioneve në vend”, bën të ditur përmes një deklarate zyra e shtypit e Presidencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›