Zhizel premiere ne Teatrin e Operas dhe Baletit
Baleti "Zhizel" është ngjitur premierë në Teatrin e Operas dhe Baletit nën koreografinë e Agron Aliajt.
Krahas interpetimit të solistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit, interpretuan edhe nxënësit e rinj të Shkollës së Baletit, nën drejtimin e Luan Shtinos.
Në rolin e Zhizel interpretojnë Enada Hoxha me partnerë në rolin e Albertit, Gerdi Vaso. Ndërsa në role të tjera performuan Dion Gjinika, Sokol Zhugri, Greta Hushi, Ledia Sulaj, Fatjon Lito, Alisa Gjoni. Në këtë rivënie, baleti “Zhizel”, erdhi më madhështore se herët e tjera, pasi u angazhuan më shumë artistë.
Baleti me dy akte me muzikë të Adolphe Adam është i ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane. Skena dhe kostumet e shfaqjes që ka lënë gjurmë në shumë skena të botës ishin krijuar nga Shaban Hysa.
Drama e baletit ka në qendër dashurinë. Një vajzë e re 15 vjeçe dashuron për herë të parë, por ajo zhgënjehet, sepse ai që hiqet si fshatar është në të vërtetë princ. Edhe në botën e përtejme, ajo vazhdon ta dashurojë pavarësisht se ai e gënjeu. Lufta e vilisave është e tillë që ata duan ta shkatërrojnë këtë dashuri dhe pas vdekjes, por forca e madhe e dashurisë bën që të triumfojë, megjithatë ajo është një hije rreth tij.
“Zhizel” është vënë në skenën shqiptare, për herë të parë në vitin 1988 nga Agron Aliaj, rivënia e dytë, po nga Aliaj në vitin 1998 me protagonistë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Eno Birko, Ambeta Toromani. Ndërkohë që vënia e fundit në skenën e TKOB-së është ajo e vitit 2001.
Ky balet është shfaqja e fundit e stinës artistike për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i cili do t’i përmbyll shfaqjet e tij me “Grand Ballo”, traditë prej vitesh për festat e fundvitit.