E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Naco fton bizneset maqedonase per investime ne vend

Tenderi i madh për “Albpetrol”, për 1200 objektet e tjera shtetërore dhe për HEC-et e vogla, me një kapacitete prej 80 megavat, do të hapet në fund të majit mars. Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço ka ftuar bizneset maqedonase, të bëhen pjesë e kësaj fushate privatizimesh, duke investuar në vendin tonë. Deklarata e minsitrit Naço u bë gjatë takimit me një delegacion të qeverisë maqedonase, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë, Veton Saraçini.
Nga ana e tij, zoti Saraçini shprehu gatishmërinë që bizneset maqedonase t’i drejtohen Shqipërisë për të zhvilluar investimet e tyre, duke theksuar se është e nevojshme që të shikohet më tepër Durrësi si një pikë e shkëmbimeve tregtare, duke eleminuar kështu portin e Selanikut.
Gjatë takimit mes dy ministrave u diskuta edhe për tema të tjera, si përforcimi i bashkëpunimit politik mes dy vendeve fqinje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›