E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: “Trekuartist mund të bëj më shumë”

"Hyr dhe bëj diferencën". Kush e di nëse Atilio Teser, disa minuta pas golit të Rigano, do t'i këtë thënë këto fjalë trekuartistit të ri bardhezi Ervin Skela. Ai, shqiptar që vjen nga Kaiserslautern, hyn, luan në një pozicion që nuk është i tij, provon dhe arrin të japë kontributin e tij në arritjen e barazimit të golit të Perrulit.
Mesfushori shqiptar Ervin Skela ka dhënë një intervistë për gazetën "Corriere Adriatico" që është publikuar në edicionin e saj online.
prej së cilës po botojmë një pjesë. Skela ka luajtur në ndeshjen kundër Mesinës me shumë se 30 minuta duke u aktivizuar në fashën e majtë të të mesfushës së Askolit. "Ishte një direktivë e misterit dhe unë e respektova me një dëshirë të madhe për ta bërë atë", thotë Skela.

- Mirë, por nuk është ky pozicioni yt ideal...
- Nuk është një mister që cilësitë e mia teknike më japin mundësinë të kem më shumë rezultat nëse duke u nisur nga qendra si trekuartist. Por, megjithatë dëshiroj të them që për Askolin dhe shpëtimin tonë do të bëja mesfushorin e majtë dhe gjithcka tjetër.
- Vitin e kaluar te Kaiserslauterni kishit një skuadër mjaf ofensive dhe luanit një futboll të mirë. A ka ndonjë cilësi të kësaj skuadre që e keni gjetur edhe te ekipi juaj i ri?
-Jam te Askoli prej shumë pak kohësh për të patur një ide të saktë të cilësisë së shokëve të mi. Kam luajtur në Gjermani për disa sezone, dhjetë për saktësi, duke qenë pjesë e disa ekipeve që kanë shpëtuar. Megjithatë, dua të pohojme siguri se dëshirën për të luftuar e dëshmuar në ndeshjen me Mesinën është një nga aspektet më të rëndësishme që unë gjeta.
- Është e vërtetë që nuk keni gjetur kohën për të mos parë asgjë të Askoli?
- Shumë e vërtetë. Jeta ime deri tani i është dedikuar punë në fushë dhe hotelit (ku jeton me bjonden e tij që e shoqëron cdo ditë, shënm i gazetarit italian). Kam mundur të admiroj vetëm një aspekt të anës sportive dhe njërëzore.
- Cilën?
- Dëshirën e trajnerit për të ndërtuar një lidhje të fortë njerëzoreme skuadrën. Teser, përvecse është një "kapo" përsa i përket situar në fushë, dëshiron të krijojë në dhomat e zhveshjes raporte të forta njerëzore. Në Bundesligë nëse trajneri të thotë "mirëdita" kjo është shumë për ty. Ky është një aspekt që unë e konsideroj shumë të rëndësishëm.

SKELA NESER KUNDER MILANIT
Fantazisti shqiptar do te luaje neser kunder Milanit ne "San Siro" (ora 20.30), ndeshje kjo per javen e trete te kampionatit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›