Zhupa: Kuvendi të dalë me deklaratë të përbashkët për protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi sot në Kuvend që deputetët e mazhorancës që të bashkohen për të bërë një deklaratë të përbashkët në emër të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.
Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa tha se “kam ndjekur edhe prononcimet e deputetëve të PS dhe të PD-së në lidhje me me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonisë së Veriut. Më vjen mirë që keni reaguar të dy palët, por keni reaguar në mënyrë individuale si deputetë apo si përfaqësues të elektoratit”.
“Do të ishte në nderin dhe detyrën e këtij Kuvendi që të reagonte zyrtarisht dhe të dilte me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare që vjen nga marrëveshja e Ohrit, tek ligji i miratuar nga Maqedonia e Veriut sepse nuk bëhet fjalë për një diskutim me karakter me karakter politik, por një diskutim me karakter ligjor dhe kombëtar”, tha Zhupa.
Duke iu drejtuar mazhorancës, Zhupa theksoi se “ju samitin e Diasporës e kishit titulluar “Rrënjët të lartësojnë”, rrënjët tona janë kudo janë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe është detyra e shtetit shqiptar që të kujdeset sa herë cenohen të drejtat atje. Mënyrën se si zoti kryetar e kishit organizuar Samitin e Diasporës do t’iu ftoja meqenëse se jeni duke diskutuar edhe rregulloren e Kuvendit që Komisioni i Turizmit dhe Kulturës t’ia hiqni diasporën për aq sa kohë e keni injouruar totalisht Kuvendin për aq sa kohë qeveria nuk e pa të nevojshme të përfshinte deputetët e kuvendit, komisionin parlamentar të Diasporës për të marrë pjesë. Për të qenë pjesë për të organizuar një samit, i cili shërben realisht diasporës”.
Taksa i drejtohet ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deputeteja Zhupa u shpreh se “ky samit duhet të kishte filluar se çfarë u bë në 3 samitet e mëparshme kush ishin objektivat që u arritën në tre të parët dhe kush janë objektivat e këtij të katërtit. Por e kthyet ne një samit propagandistik, ku nuk arrita ta kuptoj pasi kishit publikuar agjendën finale si u gjend folës Taulant Balla dhe me çfarë tagri ishte atje përveç se me tagrin e drejtuesit politik të Diasporës, se po të ishte si kryetar grupi detyrimi ishte që të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare të ishin atje”, tha Zhupa.
“Ju çdo e gjë e përdorni për politikë dhe për qëllime elektorale, por të paktën kur vjen puna tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bashkohemi, le të jetë detyrë e kryetarëve të grupeve parlamentare për të bërë një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë”, përfundoi Zhupa.
/k.s//a.f//