E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvendoset guri i varrit të prindërve të Hitlerit, nazistët bënin peligrinazh

VJENË- Guri i varrit të prindërve të Adolf Hitlerit në Austri është zhvendosur, pasi prej disa kohësh ishte bërë një objekt pelegrinazhi për neonazistët.

Në vitin 2011, përveç luleve të vazhdueshme të vendosura mbi gurin e varrit, u shkrua edhe fjala “Unvergesslich”, që do të thotë të paharrueshëm.

Sipas kryebashkiakut të qytezës, Walter Brunner ishte një pasardhës i familjes ai që bëri kërkesën për zhvendosjen e gurit.

Me largimin e gurit të varrit që përkujtonte çiftin Alois dhe Klara Hitler, është dhënë edhe e drejta e qirasë mbi truallin dhe ai do të përdoret për varrime të reja. Eshtrat e Alois dhe Klara Hitler, prehen në një varrezë në Leonding, dhjetë kilometra nga qyteti i Linzit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›