E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy termete te fuqishem ne Iran qindra viktima

Ka shkuar në 250 vetë numri i viktimave nga 2 tërmete të fuqishëm që goditën Iranin, ndërkohë që numri i të plagosurve shkon në rreth 2 mijë. Presidenti Ahmedinexhad ka kërkuar përpjekje maksimale për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve.
Forcat e kërkimit shpëtimit në Iran kanë nisur kërkimet në ndërtesat e shembura nga 2 tërmeti për të mbijetuar të mundshme, ndërkohë që nga lëkundjet e tokës kanë mbetur të vdekur të paktën 250 vetë. Bilanci tragjik pritet të përkeqësohet ndërsa lufta e ethshme për të nxjerrë të mbijetuar përshkallëzohet nga ora në orë.
Tërmetet me fuqi 6.4 dhe 6.3 të magnitudës rihter goditën në hapësirën midis Tabrizit dhe Aharit, në kufirin iraniano-iraken, në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.
Mbi 2 mijë persona besohet se kanë mbetur të plagosur dhe dhjetëra mijëra janë të pastrehë. Në total, u regjistruan edhe 55 lëkundje të tjera pas dy tronditjeve kryesore.
Shërbimet e urgjencës civile janë duke shpërndarë ushqime, ujë, medikamente dhe tenda, por komunikimi dhe energjia është ndërprerë në disa zona të goditura, duke e bërë më të vështirë evakuimin. Sipas Televizionin Shtetëror Iranian, zona më e goditur ishte ajo pranë qyteteve Haris dhe Varzaqan, me mbi 110 fshatra ku numri i shtëpive të shembura është midis 50-80% të të gjithë banesave.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejad, nëpërmjet një komunikate drejtuar kombit, shprehu ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave, ndërsa i kërkoi autoriteteve që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të shpëtuar jetët e personave nën rrënoja dhe për të zbutur sa më shumë vuajtjet e të dëmtuarve.
Irani shtrihet në një vijë të rëndësishme gjeologjike, duke bërë që të jetë i ekspozuar nga aktiviteti sizmik. Në vitin 2003, një tërmet i fuqishëm goditi qytetin e Bamit, duke lënë 25 mijë të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›