Zhvillimet në Norvegji, Breivik me objektiva të tjerë

Pallati mbretëror norvegjez dhe selia e Partisë Laburiste, ishin shënjestrat e tjera të atentatorit ekstremist Anders Behring Breivik. Kështu shkruan sot tabloidi norvegjez "Verdens Gang", që citon prokurorin Paal-Frederik Hjort Kraby.
Sipas prokurorit, gjatë marrjes në pyetje nga policia, Breivik deklaroi se kishte në plan objektiva të tjerë, ndërsa më 22 korrik ishin vetëm lagjia qeveritare dhe ishulli Utoja. Ndërkohë, sipas autoriteteve, mundësitë më të mëdha janë që autori i sulmit me bombë dhe armë zjarri të ketë vepruar i vetëm. Policia norvegjeze nënvizon ndër të tjera se pas asaj që ndodhi, niveli i rrezikut të terrorizmit në vend ka mbetur i pandryshuar.