E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivistët: 20 të vrarë nga forcat siriane

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë, kanë vranë të paktën 20 persona të premten, ku mijëra persona protestuan kunder qeverisë së presidentit Bashar al-Assad në të gjithë vendin.

Numri i të vdekurve është raportuar sot nga dy Organizata siriane të të Drejtave të Njeriut.

Që kur kanë nisur protestat në fillim të marsit, aktivistët thonë se më shumë se 1800 persona janë vrarë, shumica civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›