Tragjedi në Vietnam, zjarri u merr jetën 17 personave
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka rënë në një fabrikë këpucësh në veri të Vietnamit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave 21 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga flakët, që ranë në fabrikën e qytetit-port, Hai Phong.
Mediat lokale citojnë një person të mbijetuar që thotë se shkëndijat e shkaktuara nga një operacion saldimi, kanë ndezur çatinë e fabrikës.
Materiali që po digjej është rrëzuar duke bllokuar daljen dhe duke mbajtur brenda viktimat, ka sqaruar dëshmitari.