Rama vizitë zyrtare në Itali, bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Itali, ku në qendër të vëmendjes do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.“Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë”, bëri me dije zoti Rama.