Vrau gruan me urdher mbrojtje jepet masa e sigurise

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Edmond Doku, 44 vjeç i cili mbrëmjen e të shtunës vrau me thikë gruan e tij Rolanda Doku, 36 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Avokati mbrojtës argumentoi veprimin makabër të autorit të vrasjes si një akt pas një zënke mes dy bashkëshortëve.
Natën e krimit 36-vjeçarja vinte nga prindërit në banesë kur është pritur me debat nga Edmondi, i cili sipas avokatit po rregullonte një orë, dhe pikërisht vonesa e ish-bashkëshortes ka bërë që ai të nervozohej dhe duke pasur armën e ftohtë në dorë nuk ka mundur të kontrollojë veten.
Në banesë ka qenë edhe djali i tyre 10-vjeçar. Edhe pse Rolanda është dërguar menjëherë me plagë të rënda në spital, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Sipas policisë çifti Doku i martuar prej 15 vjetësh ka patur probleme në vitet e fundit.
Rolanda kishte denoncuar dhunën sistematike të të shoqit madje ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje ndërsa kishte nisur procedurat e divorcit.
Kushtet ekonomike kishin bërë që pavarësisht këtyre problemeve Edmondi dhe Rolanda të jetonin në të njëjtën banesë.
Policia arrestoi 44-vjeçarin, të cilit pritej t’i kryhej edhe testi i përqindjes së alkoolit në gjak.
Në datën 1 tetor, vetëm pak ditë më parë gjyqtarja kishte vendosur që urdhri i mbrojtjes së Rolanda Dokut të vazhdonte. Por pavarësisht urdhrit të mbrojtjes viktima dhe autori jetonin në të njëjtën shtëpi. Gjatë harkut kohor të 9 muajve të këtij viti në gjykatën e Tiranës janë paraqitur 589 kërkesa për urdhra mbrojtje për shkak të dhunës në familje nga të cilat për 112 raste gjykata është shprehur me vendim për mbrojtjen e grave të dhunuara. Nga statistikat e gjykatës bie në sy se asnjë nga rastet e dërguara në gjyq nuk ka pajtur pajtim të bashkëshortëve.