Gjermania dhe India deshirojne te forcojne bashkepunimin - Kancelarja Merkel takon kryeministrin Singh

Sipas kancelares Angela Merkel Gjermania dhe India e kane vene ne jete patneritetin e tyre strategjik. Kete ajo e tha diten e shtune pas nje takimi me kryeministrin indian Manmohan Singh ne Berlin. Ne vitet e fundit marredheniet jane bere gjithnje e me te ngushta gje qe e tregojne edhe vizitat jo te pakta reciproke te politikaneve te larte. Po ashtu ata i kane vene vetes qellime ambicioze per te ardhmen. Ne kete menyre ata deshirojne te rrisin vellimin e tregtise se jashtme nga 13 miliarde euro qe eshte aktualisht ne nivelin prej 20 miliarde eurosh deri ne vitin 2020. Pervec kesaj vitin e ardhshem eshte 60 vjetori i marredhenieve diplomatike midis dy vendeve. Me kete rast Gjermania do te prezantohet pas vjeshtes se ardhshme ne shume qytete indiane.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Singh pas takimit te shtunen ne Berlin
Bashkepunimi Gjermani-Indi edhe ne fushene sigurise
Gjermania dhe India kane jo vetem bashkepunim te mire ekonomik por edhe nje bashkepunim ne fushen e kerkimeve te zhvillimeve dhe ne teknologji. Kete bashkepunim ne do ta perforcojme dhe duam te zgjerojme po ashtu bashkepunimin tone ne ceshtjet e politikes se sigurise per shkak se India eshte nje vend qe ka vuajtur vazhdimisht nga terrorizmi.
Edhe kryeministri indian vleresoi bashkepunimin e mire mes Indise dhe Gjermanise.
Marredheniet jane te shkelqyera nuk ka konfuzion dhe une besoj se qielli eshte kufiri i bashkepunimit tone.
India mbeshtet Merkelin ne perpjekjet per shpetimin e euros
India shpreson vecanerisht te mbeshtetja dhe ekspertiza gjermane ne trajnimin profesional ne Indi theksoi ai. Per me teper Republika Federale eshte patneri me i madh tregtar i Indise ne Evrope. Ne meyre te vecante Singh vuri ne pah mbeshtejen e kancelares Merkel ne debatin mbi te ardhmen e euros.
Gjermania luan nje rol kyc ne sigurimin e stabilitetit financiar dhe ne rimekembjen ekonomike ne eurozone. Une i sigurova kancelares mbeshtetjen e plote te Indise ne kete perpjekje. Ne kemi besim te plote se zona e vendeve te euros nen udheheqjen e kancelares do te dale nga kriza pa u demtuar. Eurozona ndihmon ne stabilitetin dhe ne mireqenien e botes dhe per kete arsye eshte ne interes te botes qe te lulezoje eurozona.
Singh theksoi se Nju-Delhi dhe Berlini do te bashkepunojne ngushte dhe me besim te plote edhe ne Keshillin e Sigurimit. Te dyja vendet mbulojne per dy vitet e ardhshme nga nje vend jo te perhershem ne Keshillin e Sigurimit. Por per te ardhmen ata pretendojne nje vend te perhershem ne forumin me te larte te OKB-se. Per kete arsye ne do te bashkepunojme edhe ne reformimin e Kombeve te Bashkuara premtoi Singh.
Merkel vlereson perfundimin e negociatave ne Cancun
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Samiti i klimes ne CancunMerkel nga ana e saj falenderoi mysafirin e saj per bashkepunimin konstruktiv ne samitin e klimes ne Cancun.
Ne kemi bere ne Cancun nje hap perpara. Mbetet shume shume per te bere per te arritur ne nje marreveshje paraprake per marreveshjen e Kiotos por sot ishte nje dite e rendesishme per mbrojtjen e klimes ne vazhden e procesit te OKB-se dhe me perfundimin e negociatave atje duhet tani te bashkepunojme me tej me intensivisht.
Kjo do te thote mbeshtetje dhe transferim i teknologjise per vendet me te varfra ne bote dhe me pretendimin per te arritur synimin e reduktimit te CO2-it per vendet e industrializuara.
Autore Bettina Marx /Mimoza Ciak-Kelmendi
Redaktoi Elert Ajazaj