Fushate deri ne voten e fundit
Rivalet per Shtepine e Bardhe, fushaten e tyre zgjedhore e vijuan deri ne momentin e fundit te votimit. Te dy kandidatet e shfrytezuan diten e fundit per t'ju drejtuar votuesve ne kerkim te mbeshtetjes se tyre. Kandidati republikan per presidente te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Mekein, e vazhdoi fushaten deri ne diten e zgjedhjeve, me nje fjalim qe mbajti heret ne mengjes ne Prescott, Arizona. Ai u premtoi mbeshtetesve se ai dhe kandidatja e tij per zevendespresidente, Sarah Palin, do te "ndryshonin gjerat ne Uashington". Ai u beri thirrje votuesve te tij qe te dilnin e te votonin. Ne mitingun e tij te fundit te fushates ne periferi te Uashingtonit, Obama doli para nje turme prej 100 mije vete. Personi qe po kandidon per t'u bere presidenti i pare afrikano-amerikan i SHBA-se, foli per unitet kombetar pak kilometra larg fushebetejes se pare te Luftes Civile Amerikane. Ne nje fjalim, ai u tha mbeshtetesve te tij se udhetimi i gjate deri ne diten e zgjedhjeve kishte qene per te, nje pervoje e pasur dhe qe e kishte bere me te thjeshte. Nderkohe senatori demokrat, Barack Obama, u tha mbeshtetesve te tij ne Florida, se ata duhet te harrojne anketimet qe flasin per epersi solide te tij dhe te dalin ne vendvotime. "Ketu ne Florida gara do te jete shume e ngushte dhe keshtu do te jete ne gjithe vendin. Ne duhet te angazhohemi, sepse e ardhmja jone varet nga 24 oret e ardhshme. Ka ardhur koha per ndryshime. Tashme cdo gje varet nga ju", u drejtoi thirrjen Obama. Senatori demokrat ka kritikuar senatorin republikan, duke e cilesuar aleat te presidentit Bush ne politikat ekonomike. Obama ka thene se nese Mekein do te fitoje zgjedhjet, Shtetet e Bashkuara do te vuajne edhe kater vjet te politikes se ngjashme me ate te presidentit Bush. Nderkohe, senatori Mekein ne tubimet e fundit ka thene se anketimet nuk jane te sakta dhe ka ftuar mbeshtetesit e tij qe masivisht te dalin ne vendvotime. Ne tubimin e mbajtur ne Tenesi, Mekein ka hedhur poshte nderlidhjen e tij me presidentin Bush, qe eshte duke e bere ne vazhdimesi Obama.
Dallimi
Kandidati demokrat per president te SHBA, Xhon Mekein, ka thene se ai dallon nga presidenti Bush. "Ky eshte dallimi fondamental ndermjet meje dhe senatorit Obama: ne te dy nuk pajtohemi me presidentin Bush ne politikat ekonomike", sqaroi ai.
Thirrja
Xhon Mekein vazhdoi fushaten deri ne diten e zgjedhjeve me nje fjalim qe mbajti heret ne mengjes ne Prescott Ai u premtoi mbeshtetesve se ai dhe kandidatja e tij per zevendespresidente, Sarah Palin, do te "ndryshonin gjerat ne Uashington".