E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet ceremonia mortore e prokurorit Xhevat Hana

Te aferm miq kolege personalitete te shumta i kane dhene sot lamtumiren e fundit prokurorit Xhevat Hana i cili u nda nga jeta disa dite me pare pas nje semundjeje te rende. Homazhet jane mbajtur ne ambientet e Qendres Kulturore te Ushtrise dhe me pas trupi i pajete i prokurorit Hana eshte percjelle per ne banesen e fundit ne varrezat e Tufines.

Homazhe ka zhvilluar sot kreu i shtetit Bamir Topi i cili ka lene edhe nje mesazh ne librin e ngushellimeve si dhe prokurorja e pergjithshme Ina Rama. Gjithashtu homazhe ka zhvilluar edhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar edhe nga deputetet socialiste Fatmir Xhafa Taulant Balla Vasilika Hysi Ditmir Bushati etj. Homazhe kane zhvilluar prokurore kolege te tij dhe personalitete te shquara te cilet kane lene mesazhet e tyre ne librin e zise.

Prokuroria e Pergjithshme e vleresoi Xhevat Hanen si imazhin me te mire te prokurorit kembengules qe ka si mision ruajtjen e fuqizimin e shtetit fanatik i zbatimit te ligjit gjate gjithe karrieres se tij te gjate cka e kish shnderruar ate ne nje shembull te devotshmerise tek koleget.

Ndersa Presidenti i Republikes Bamir Topi duke i shprehur familjes ngushellimet e sinqerta per ndarjen nga jeta te prokurorit theksoi se Ndarja nga jeta e Xhevatit perben nje humbje te madhe e te pazevendesueshme per familjen per koleget per vete shtetin shqiptar por edhe per te gjithe ata qe kane pasur fatin te bashkepunojne e ta njohin ate nga afer duke i cmuar gjithmone perkushtimin ndaj detyres se veshtire te prokurorit integritetin e profesionalizmin si dhe cilesite e tij te spikatura qytetare e njerezore

Xhevat Hana humbi jeten me 5 janar ne nje spital ne Itali per shkak te nje semundje te rende nderkohe qe kreu i shtetit prokurore e kolege e kane quajtur humbje te madhe ndarjen e tij nga jeta. Xhevat Hana ka lindur ne Librazhd me 28.03.1953 e nisi karrieren e tij ne organet e hetimit ne Mat ne Sarande ne Prokurorine e Rrethit Tirane e me pas ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa vitet e fundit si prokuror prane Prokurorise Per Krimet e Renda Tirane. Gjithshtu Z. Xhevat Hana ne periudhen 2003-2005 ka qene Keshilltar Juridik i Presidentit te Republikes si dhe Ndihmes/komisioner ne Institucionin e Avokatit te Popullit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›