E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Durresit sekuestron 200 kg kanabis dhe 10 kg heroine

Ne saje te operacionit antidroge te ndermarre diten e djeshme policia e Durresit ka dhene sot detaje se ne port u sekuestruan nje sasi e madhe droge. Ne nje konference per shtyp policia e Durresit thekson se eshte sekuestruar mbi 200 kg kanabis dhe 10 kg lende narkotike e dyshuar si heroine e fshehur mes kanabisit. Sipas policise droga eshte sekuestruar ne nje kamion i cili pritej te udhetonte nga Durresi drejt Barit ndersa eshte arrestuar edhe drejtuesi i mjetit Dashamir Lleshi 29 vjec nga Fushe Kruja. Gjithashtu policia po vijon hetimet edhe per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne trafikun e droges.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›