E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit te Korces 1 vit burg kryetarin e Shoqates OMONIA Naum Disho

Gjykata e Apelit te Korces ka denuar me 1 vit burg kryetarin e Shoqates OMONIA Naum Disho dhe liri me kusht per dy punetoret Alqi Koroveshi dhe Naum Zacaj te cilet u akuzuan dy vite me pare se dhunuan varrezat e vjetra te fshatit Boboshtice. Prokuroia e Apelit ka kerkuar ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare duke kerkuar qe ata te pergjigjen penalisht edhe per akuzen e ndertimit te paligjshem. Prokurori i Apelit ne pretencen e tij ka kerkuar ne bashkim te denimeve 2 vjet burg per Dishon dhe lirim me kusht per Koroveshin dhe Zacen. Mbrojtja e te pandehurve ka hedhur poshte akuzat e Prokurorise duke kerkuar pafajesi per te pandehurit me argumentin se ne siperfaqen ku eshte ndertuar platforma e betonit eshte nje vazrreze e vjeter dy shekullore ku pjesa me e madhe e varreve jane te paidentifikueshme. Nderkohe gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare 1 vit burg per Dishon.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›